• Shqiperi, ofroj vend pune Freelancer Shqipërues letrar nga gjermanishtja në shqip

Shumë të nderuar zonja e zotërinj!

Ne na nevojitet një njeri me përvojë, që ka realizuar së paku dy-tre shqipërime librash letrarë nga gjermanishtja në shqip. Nëse e keni këtë përvojë, mund të na kontaktoni, duke na njoftuar edhe honorarin e dëshiruar për faqe. Kuptohet që shqipërimet e realizuara edhe do të publikohen, pasi ta kalojnë procesin redaktorial. Shqipërimi duhet realizuar me një përkushtim të atillë, si të ishte vepra juaj. Se fundja autori i veprës së huaj në shqip është shqipëruesi. Kjo fjali nuk duhet të nënkuptojë vetëm nderimin tonë kundruall shqipëruesve letrarë, por ndërkohë edhe kërkesat tona të larta sa i përket nivelit të shqipërimit. Në rast se bindemi nga niveli i shqipërimit, pra nëse punohet me ndërgjegje profesionale nga ana juaj, bashkëpunimi mund të jetë nga afatgjatë gjer në i ngahershëm. Nëse ju vetë nuk keni përvojë në këtë fushë, por njihni dikë, që është i interesuar brenda kësaj suaze, mund të na e sugjeroni.
Edhe pse kemi nderim të pakufishëm për punën e lodhshme të shqipëruesve letrarë, edhe pse jemi për një honorim normal të kësaj pune, nuk duhet shpresuar aspak kapja e qiellit me dorë që në fillim të bashkëpunimit me ne, pasi honorari varet gjithsesi edhe nga sasia shitëse e botimeve tona. Nëse keni ndonjë ide edhe në këtë pikë, mund të na shkruani menjëherë.

Me nderime
Redaksia "Shqipërime Letrare nga Gjermanishtja"
shqiperime-letrare@hotmail.de
 


Apply
Back
Top