• Tirane, ofroj vend pune Marketing

Albanian Wine & Spirits Distribution (ne strukturen e se ciles bejne pjese dhe dyqanet Napoleon Wine & Spirits
Shop) kerkon te punesoje Specialiste Marketingu.

Roli:
Pergjegjese per hartimin dhe menaxhimin e aktiviteteve marketing te kompanise.

Detyrat kryesore:
- Te hartoje dhe implementoje strategjine e marketingut ne perputhje me objektivat e
kompanise.
- Te koordinoje fushatat marketing me aktivitetet e shitjeve.
- Te planifikoje dhe implementoje fushatat promocionale
- Te analizoje shitjet per te gjykuar efektet dhe ndikimin e promocioneve te
ndryshme ne pikat e shitjes.
- Te komunikoje ne menyre efektive me sektorin e shitjeve per te siguruar qe jane ne
dijeni te informacioneve per objektivat marketing.
- Te krijoje materialet e ndryshme marketing.
- Te monitoroje dhe raportoje efektivitetin e fushatave marketing.
- Te mbikqyre buxhetin e marketingut.

Kerkesa per rolin:
- Te kete kryer studimet e larta, dega marketing.
- Te kete eksperience ne marketing dhe shitje minimumi 3 vjet.
- Aftesi te shkelqyera komunikuese, organizative dhe koordinuese.
- Aftesi te shkelqyera analitike, krijuese dhe menaxhimi projektesh.
- Aftesi per te menaxhuar prioritete.
- Njohuri shume te mira te gjuhes frenge dhe angleze. (Nje gjuhe e 3-te perben
avantazh)
- Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office, Photoshop
- Te kete leje drejtimi kategoria B dhe te jete fleksibel per te udhetuar ne terren.

Paga: e kenaqshme si dhe bonuse ne fund te vitit.

Te interesuarit jane te lutur te aplikojne ne adresen e postes elektronike
hr@alwsd.com, me subjektin Specialiste Marketingu.

Dosja e aplikimit duhet te permbaje keto dokumenta:
- CV (me foto) dhe Leter Interesi.
- Çertifikata dhe dokumenta te tjera qe deshmojne kualifikimet.
- Referenca nga punedhenesit e meparshem (nese ka).

Ju njoftojme se vetem kandidatet e perzgjedhur, referuar informacionit nga dosja e
aplikimit, do te njoftohen per interviste.
Suksese!




 


Apply WhatsApp
Back
Top