• Tirane, ofroj vend pune Analist Biznesi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kërkon të punësojë:

ANALIST BIZNESI

i cili do të raportojë tek Drejtori i Departamentit Planifikimit dhe Kontrollit të Biznesit.


Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:

  • Të ndihmojë në përgatitjen e raportimit financiar për Këshillin Administrativ, aksionerët, organet shtetërore etj në formatin dhe frekuencën e kërkuar
  • Të përgatitë draftin e vlerësimit të performancës financiare të TIA-s, analizën e fluctuations kundrejt buxhetit faktik dhe analiza të tjera të nevojshme
  • Të pergatisë draftin e buxhetit dhe të japë mbështetje dhe ekspertizë gjatë këti proçesi
  • Të ndihmojë në azhornimin e raporteve periodike të riskut si dhe njoftimeve të vazhdueshme të riskut
  • Të mbështesë në mënyre aktive përgatitjen e Pasqyrave Financiare
  • Të ndihmojë në përgatitjen e draftit të proçedurave të biznesit, financës dhe kontabilitetit


Kërkesat e pozicionit:

  • Diplomë Universitare në Ekonomi në profilet Kontabilitet/Financë/Administrim Biznesi
  • Të paktën tre vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme
  • Përvojë në Sistemin e Manaxhimit të Informacionit (MIS), përvojë pune në Modelim Financiar
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Access)
  • Njohuri të programeve financiare, të kontabilitetit ose ERP
  • Aftësi numerike dhe analitike
  • Aftësi për të prodhuar raporte të cilësisë së lartë dhe prezantime efektive për stafin manaxhues të kompanisë
  • Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, ambicie për të arritur objektivat dhe dëshirë për të punuar në grup
  • Aftesi të shkëlqyera komunikuese, verbale dhe ne shkrim


Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm aplikantët e interesuar duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në website www.tirana-airport.com dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të azhornuar në adresën elektronike [COLOR=#0000ff]human-resources@tirana-airport.com[/COLOR] ose në recepsionin e Godinës së Administratës (Rinas).


Afati i fundit i aplikimit është data 31 tetor 2007.

Departmenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i dorëzuar


Tel. : 04381600
 


Apply
Back
Top