• Tirane, ofroj vend pune Business Manager Saranda

Detaje te pozicionit:
Pozicioni: Business Manager, Sarandë
Raporton tek: Brokeri

Rrjeti më i madh i agjencive imobiliare në Shqipëri

Duke qënë pjesë e familjes globale CENTURY 21, agjensitë e CENTURY 21 Albania brenda territorit të Shqipërisë janë lider në ndërmjetësimin e pronave të patundshme rezidenciale dhe komerciale. Një karrierë me standarte amerikane e shtrirje globale ku do të njiheni me shpërblime të larta monetare, prestigj dhe respekt.


Detyrat


Krijon dhe kujdeset ne vazhdimesi per listen e ofruesve te aprovuar te sherbimeve dhe shitesve te produkteve te ndryshme dhe krijon rrjetin e nevojshem per funksionimin e tyre.


Mbulon burimet njerezore duke rekrutuar eksperte imobiliare.


Koordinon stafin duke ndare objektivat dhe detyrat e perditshme te tyre.


Mat performancen e agjenteve ne menyre rigoroze dhe periodike.


Mban komunikim te perditshem me brokerin e agjencise permes raportimeve ditore, javore dhe mujore.


Eshte personi i pergjegjshem per perkujdesjen ndaj financave dhe te te gjitha detyrimeve te zyres.


Rishikon te gjitha faturat dhe kujdeset per arshivimin e tyre duke i transferuar per aprovim.


Krijion dhe zhvillon nje databaze te gjere klientesh permes shfrytezimit te te gjithe kanaleve te komunikimit si dhe ndjekjes se ecurise se marreveshjes qe eshte kryer mes paleve.


Organizon mbledhjet brenda zyres si dhe asiston ne takime apo mbyllje kontratash te veshtira.


Dergon te gjitha raportet, dokumentat permes transparences dhe ne menyre profesionale brokerit te agjencise.

Performon edhe detyra te tjera ne perputhje me permbushjen e objektivave te agjencise sipas kerkeses se brokerit.

Kualifikimet / Kërkesat

Kerkohet: nivel i larte integriteri dhe besueshmerie.
Arsim i larte: preferohet ne menaxhim biznesi, marketing, ekonomik etj.
Zotrimi i gjuheve te huaja: anglishte perfekte, perben avantazh njohja e rusishtes.
Mosha: 25-35 vjec mashkull ose femer.
Leje drejtimi: kategoria b,
Teknologjia: eksperte ne perdorimin e paketave ms office, email dhe internet.

Shenim:
Kandidati duhet te disponoje gjithashtu: komunikim shume te mire, aftesi bindese, aftesi bashkepunimi ne skuader dhe me partneret e tjere, aftesi terheqje klientesh te rinje si dhe mbajtja e klienteve ekzistues.

Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV në adresën : rovena.koci@c21.al
Shënime:
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
 


Apply WhatsApp
Back
Top