• interweb.al kërkon të punësojë “Përfaqësues Shitjesh” Sektori i Biznesit.

Shoqeria interweb.al shpk kërkon të punësojë “Përfaqësues Shitjesh” Sektori i Biznesit.

Detyrat Kryesore:

  • Gjetja dhe kontaktimi i klientëve të rinj.
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve dhe shërbimeve te klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues duke ofruar shërbime shtesë.
  • Identifikimi dhe ndjekia e mundësive të reja për shitje, të cilat mund të krijohen nga puna në terren.
  • Të kuptojë shërbimet dhe kapacitetet e kompanisë si dhe të tejçojë në mënyrë efektive të gjitha ofertat tek klienti.
  • Të raportojë në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe për rezultatet e shitjes.
  • Të mbajë kontakte të rregullta me klientët ekzistues.
Kërkesa të Përgjithshme:

  • Eksperiencë pune të mëparshme në fushën e shitjeve, (vjetërsia në punë përbën avantazh).
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
  • Të jetë i/e orientuar ndaj detajeve.
  • Njohja e kompetenca teknike si software, hardware, rrjetet, internet, web hosting etj., përbëjnë avantazh.
  • Të jetë negociator/e i/e mirë.
  • Aftësi të mira në të shkruar dhe të folur.
  • Njohuri e gjuhës angleze përbën avantazh.
  • Arsim të lartë, (dega nuk ka rëndësi).
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV (me fotografi) e tyre në adresen: hr@interweb.al

Afati i fundit për aplikimet është data 10 Tetor 2014.

Për intervistë do të ftohen vetëm aplikantët e përzgjedhur nga dokumentacioni i dërguar, të cilët do të njoftohen me e-mail apo telefon.
 


Apply WhatsApp
Back
Top