• Intervistues terreni dhe me telefon

Instituti EUNACAL në kuadër të studimeve politike dhe sociale që realizon në Shqipëri ka aktualisht pozicione pune për intervistues terreni dhe me telefon.

Kriteret që duhet të përmbushen nga kandidatët
• Të jenë aktualisht studentë ose të diplomuar
• Të kenë aftësi shumë të mira komunikimi
• Të kenë aftësi të mira të orientimit në hapësirë
• Të jenë të ndershëm në kryerjen e detyrave të ngarkuara

U jepet përparësi kandidatëve me eksperiencë në realizimin e intervistave ballë për ballë dhe me telefon dhe personave që kanë eksperiencë pune me thirrje dalëse (outbound) në call center.

Të interesuarit duhet të plotësojnë formularin e aplikimit që gjendet në www.eunacal.org/sq/intervistues . Kandidatët që përzgjidhen për të kryer intervistë pune kontaktohen përmes e-mailit brenda 48 orëve nga çasti i aplikimit. Kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë pune.

Për çdo pyetje mund të kontaktoni në info@euancal.org
 


Apply
Back
Top