• Tirane, ofroj vend pune Asistente Zyre

Univers Promotions, eshte themeluar ne vitin 2007, dhe brenda nje kohe shume te shkurter ka arritur te jete kompania lider e tregut te produkteve promocionale ne Shqiperi, duke i sherbyer nje game shume te gjere klientesh, ne te cilin bejne pjese shumica e kompanive multinacionale qe operojne ne tregun tone. Paralelisht me planin e zhvillimit te saj, Univers Promotions ofron mundesi rritjeje ne karriere me efekt kohor te shkurter.


Pozicioni: Asistente Zyre
Raporton tek: Menaxher Zyre


Objektivi pozicionit: Asistimi i operacioneve ditore sipas procedurave te kompanise, duke siguruar rrjedhshmeri te proceseve te pershira. Kontribut ne rritjen dhe arritjen e objektivave te kompanise, gjithmone duke ruajtur vizionin dhe vlerat e saj.


Pergjegjesite:

  • Asistimi i zyres me procedurat ekzekutive/operacionale te perditshme.
  • Menaxhimi i mjeteve te komunikimit me klientet (telefon, email, ne person).
  • Prezantimi bazik i produkteve, sherbimeve dhe procedurave te kompanise tek klientet.
  • Asistimi ne procesin e pas-shitjes (levrim, faturim, likujdim).
  • Bashkepunimi me strukturat e tjera te kompanise per realizmin final te porosive
  • Maksimizimi i mundesive te mbylljes se proceseve shitese me klientet.
Aftesite e kerkuara:

  • Komunikuese shume te mira. Perfshire te gjitha kanalet e komunikimit (telefon, email, ne person, etj).
  • Organizative dhe menaxhuese informacioni.
  • Performuese detyrash multifunksionale dhe ekzekutuese ne menyre te pavarur.
  • Te perballoje punen nen stress, fleksibel, entuziast dhe konfident.
  • Eksperienca dhe njohurite financiare perbejne avantazh.
Te nevojshme:

  • Programet baze kompjuterike (Internet, Microsoft Office – Excel, Word, Power Point)
  • Gjuha angleze (preferohet nivel i avancuar)

[FONT=&quot]Presim aplikimet tuaja ne contact@universpromotions.al ose universpromotions@gmail.com brenda dates 20 Prill 2012[/FONT]

Tel. : 0692022277

Cel. : 0692022277
 


Apply WhatsApp
Back
Top