• Tirane, ofroj vend pune Psikolog



Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
Puna ne SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi bazohet ne kater principe: nena, vellezer dhe motra, shtepia, fshati.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:
PSIKOLOG

Psikologu ne Programin e SOS Fshatit te Femijeve siguron mbështetje psikologjike për fëmijët te cilet marrin pjesë në projektet e FBC dhe FSP duke vlerësuar problemet e tyre nëpërmjet teknikave perkatese.


Detyrat Kryesore:

1. Realizon vlerësimet fillestare të gjendjes së fëmijëve që pranohen të rinj apo janë rast potencial për tu pranuar në njesite e programit (FBC dhe FSP) nëpërmjet studimit të rasteve, vizitave në shtëpi etj.
2. Identifikon dhe realizon vlerësimin e nevojave psikologjike (depistimin) për përcaktimin e gjendjes funksionale të fëmijëve në nivel fizik, social, kognitiv dhe emocional nëpërmjet metodave profesionale për identifikimin e tyre.
3. Selekton, administron dhe interpreton teste psikologjike për të vlerësuar inteligjencën, prirjet, aftësitë, apo interesat e femijeve.
4. Merr pjesë në planin e zhvillimit të femijes/familjes për fëmijët që ndiqen nga pikëpamja psikologjike dhe mbeshtet bashkepunetoret e zhvillimit te femijes (pedagoget e familjes, punonjesit sociale).
5. Harton planet terapeutike dhe trajtuese në bazë të interesave, aftësive dhe nevojave të femijeve.
6. Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata të caktuara për të realizuar zgjidhje sa më efikase dhe profesionale per femijet.

Profili për pozicionin Psikolog
Ü Diplomë universitare ne Psikologji
Ü Te pakten 5 vjet eksperience ne pune, me fëmijët dhe te rinjte ne identifikimin dhe realizimin e nevojave psikologjike.
Ü Njohuri mbi teknikat psikoterapeutike
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
Ü Aftësi shume te mira komunikuese


Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 28.04.2012 në adresën [FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]enkelejda.tefa@soskd.org.al[/COLOR][/FONT] një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top