• Tirane, ofroj vend pune Financier


Mane TCI, kompania lider ne fushen e investimeve dhe ndertimit, shpall vakant pozicionin e FINANCIER-it/E-s. Aplikanti/Aplikantja duhet te plotesoje kushtet e meposhtme:

Pergjegjesite kryesore:
· Ndjek nga pikepamja financiare 1-3 projekte ndertimi/investimi, ne varesi te madhesise dhe kompleksitetit
· Regjistron ne sistemin e finances, kontrollon, verifikon saktesine dhe perputhshmerine me kontratat, te faturave te blerjeve dhe shitjeve te cdo kategorie qe lidhen me projektet ne ngarkim
· Bashkepunon ngushte me stafin teknik per pergatitjen dhe finalizimin e situacioneve mujore te punimeve
· Pergjegjes/e per inventarin kontabel te materialeve/aseteve te projekteve. Investigon diferencat me inventaret fizik dhe sigurohet qe te dhenat dhe regjistrimet kontabel per inventaret ne sistemin financiar jane te sakta.
· Miremban dosjen e klienteve te projekteve, pergatit raportet periodike per shitjet, arketimet e realizuara, klientet e vonuar dhe me problem
· Pergatit raportet periodike te projekteve ne lidhje me kostot dhe investimet e realizuara. Bashkepunon me stafin teknik te projekteve per te identifikuar, verifikuar dhe raportuar diferencat me buxhetin
· Pergatit cdo raport tjeter specifik qe kerkohet ne lidhje me projektet
· Rakordime periodike per llogarite e arketueshme dhe te pagueshme
· Kontabilizime mujore per shperndarjen ne qendrat e kostos per kategori specifike shpenzimesh dhe te ardhurash
· Cdo detyre tjeter qe i caktohet

Profili:
· Diplome ne Deget Finance/Kontabilitet
· Minimumi 4 vjet eksperience ne profesion
· Te jete i familjarizuar me Standartet e reja Kombetare te Kontabilitetit
· Te jete i afte te punoje pa/ose me pak supervision
· Te kete iniciative, komunikues, te punoje mire ne grup dhe nen stres
· I orientuar per te ndjekur problemet dhe cuar drejt zgjidhjes perfundimtare
· Te kete njohuri baze te programit Financa 5
· E preferueshme njohja e gjuhes angleze
· Eksperience e meparshme pune ne kompani ndertimi/investimi eshte favorizuese

Perfitimet:
· Mundesi promovimi ne karriere
· Pagese shume e mire
· Kushte shume te mira pune

Personat e interesuar dhe qe plotesojne kerkesat e permendura me lart jane te lutur te paraqisin CV-te brenda dates 3 MARS ose te kontaktojne ne adresen e meposhtme:
Adresa: Qendra Tregtare Univers / Autostrada Tirane – Durres, Km 6, Kati i trete
Tel: +355 4 380 178, / fax: +355 4 380 170 / Email: [FONT=Calibri][COLOR=#0000ff]burime.njerezore@manetci.al[/COLOR][/FONT]
 


Apply
Back
Top