• Tirane, ofroj vend pune Koordinator i te dhenave te divizionit te operacioneve


Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kërkon të punësojë:

KOORDINATOR I TË DHËNAVE TË DIVIZIONIT TË OPERACIONEVE

i cili do të raportojë tek Drejtori i Divizionit të Operacioneve.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozicionit:

· Koordinon dhe përpunon turnet e punës së Divizionit të Operacioneve në bashkëpunim të ngushtë me supervizorin përkatës dhe në përputhje me Kodin e Punës ;
· Koordinon listëprezencat e divizionit;
· Hedh të dhënat e orëve të punës në sistemin e burimeve njerëzore;
· Merr në dorëzim lejet vjetore, raportet mjekësore etj , përpunon informacionin dhe regjistron të dhënat në sistem;
· Koordinon proçesin e planifikimit të lejeve vjetore për divizionin;
· Bashkëpunon me departamentin e burimeve njerëzore për të siguruar efektivitet në hedhjen e të dhënave të punonjësve.


Kërkesat e pozicionit:


  • Diplomë universitare në Ekonomi;
  • 2-4 vjet përvojë të mëparshme pune në punë administrative;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të Kodit te Punës;
  • Aftësi për të punuar nën presionin e kohës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizuese;
  • Dëshirë për të punuar në grup;
  • Aftësi për ruajtjen e konfidencialitetit;
  • Trajnimet dhe kualifikimet konsiderohen avantazh.



Për të aplikuar për pozicionin e mësipërm aplikantët e interesuar duhet të plotesojnë Formularin e Aplikimit, i cili gjendet në website www.tirana-airport.com dhe ta dorëzojnë atë së bashku me një CV të azhornuar në adresën elektronike [COLOR=#0000ff]human-resources@tirana-airport.com[/COLOR] ose në recepsionin e Godinës së Administratës (Rinas).




Data e fundit e aplikimit është 31 Gusht 2007.


Departmenti i Burimeve Njerëzore do të kontaktojë vetëm kandidatët e përzgjedhur nga CV-ja


Tel. : 04381600
 


Apply
Back
Top