• Tirane, ofroj vend pune per specialist mjedisi

Qendra e Monitorimit te Mjedisit shpk kerkon te punesoj nje person per te plotesuar pozicionin "specialist mjedisi/Drejtues departamentit te konsulences" per kryerjen e sherbimeve mjedisore qe ofron shoqeria. Ky specialist kerkohet te jete ne nivel SENIOR ose te pakten MID SENIOR. Paga e ofruar e kenaqshme, e negociueshme sipas eksperiences edhe aftesive te kandidatit.

Detyrat e pozicionit te punes jane:
  • te kryeje studimet e vleresimit te ndikimit ne mjedis
  • te plotesoj formularet per lejet e tipit A, B
  • te ndjeke aplikimet per leje mjedisore ne te gjitha nivelet
  • te kryeje auditime mjedisore
  • te kryej Plane menaxhimi mjedisore dhe menaxhimit te mbetjeve.
  • te kryeje sherbime te ndryshme mjedisore per klientet dhe te mbaje kontakt te vazhdueshem me to
  • te kryeje sherbimin e konsulences mjedisore sipas marreveshjes me klientet
  • te kryej sherbimin e konsulences per mbetjet sipas marreveshjes me klientet
  • te kryeje te gjithe sherbimet e nevojshme te kerkuara me ligj per subjektet e pajisura me lejen mjedisore.
  • te mbikeqyr punet e kryera nga departamenti i konsulences se kompanise nga ana teknike, proceduriale, afateve dhe dorezimeve.
  • te keshilloj, trajnoje dhe asistoje specialistet e tjere te departamentit te konsulences.
Kualifikimet e nevojshme:
  • te kete mbaruar studimet e larta dhe master ne Inxhinieri mjedisi, agromjedisi, biologji, kimi ose dege te tjera qe lidhen me to.
  • te kete njohuri te avancuara te gjuhes angleze (komunikimin, raportimin, dhe gjuhen teknike);
  • te kete eksperience pune ne fushen e mjedisit dhe kryesisht ne vleresimin e ndikimit ne mjedis dhe lejet mjedisoret mbi 5 vjet;
  • te kete eksperience pune ne plotesimin e kerkesave te lejes mjedisore dhe kerkesave ligjore mjedisore per kompanite prodhuese, perfshire ketu edhe konsulence mbi menaxhimin e integruar te mbetjeve, mbi 5 vjet;
  • te jete i pajisur me leje drejtimi automjeti te tipit B ;
  • te jete i gatshem te udhetoj jashte qytetit per nevoja te punes;
  • te kete aftesi shume te mira te punes ne grup dhe aftesi komunikuese;
  • te kete njohuri te mira te programeve baze kompjuterike MS Office. Perdorimi i programeve profesionale ArcGIS, AutoCAD, programe modelimi etj, perben perparesi.
Per fazen e pare te aplikimit te dergohet nje CV dhe dokumenta te tjera mbeshtetese me email ne adresen:
info@qmm.al
Afati i fundit i aplikimit per kete pozicion eshte data 7.4.2022 ora 17.00
kujdes! Vetem personat e perzgjedhur do te kontaktohen per nje interviste.
Aplikimi sipas rregullave te mesiperme.
 


Apply
Back
Top