• Tirane, ofroj vend pune Jurist

ELITE GROUP, është një nga operatorët më të fuqishëm në tregun Shqiptar, i përbërë nga 10 kompani, të perfshira në industri të ndryshme si; ndertimet civile e industriale, minierat, transporti detar, studime për ambjentin, turizëm , real estate etj. Kompania më kryesore e grupit, C.A.E. SHPK, e cila operon në industrinë e ndërtimit kërkon të punësojë:

JURIST

Departamenti Juridik dhe i Tenderave
Full time

*Përgjëgjësitë kryesore të pozicionit

-Të kujdeset për zhvillimin e aktivitetit të shoqërive konform legjislacionit shqiptar në fuqi;
-Të ndjekë proçedurat e shoqërive të Grupit që nga momenti i krijimit, ndryshimeve në Statut, zhvillimit të veprimtarisë, apo mbylljes së tyre konform ligjit “Për Tregtarët dhe Shoqëritë tregtare” dhe “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”;
-Ndjekjen e marrëdhënieve kontraktuale të grupit me të tretë;
-Ndjekjen e proçedurave të tenderimit, ankandeve, konçesioneve ku Grupi vendos të marrë pjesë vetëm apo në bashkim operatorësh me shoqëri vendase apo të huaja;
-Të ndjekë proçedurat për marrje lejesh dhe liçencash; ndjekje procedurash doganore; ndjekje procedurash për legalizim dokumentash; ndjekje e procedurave që kanë lidhje me legjislacionin e punës, marrjen e lejeve të punës dhe lejeve të qëndrimit për të huajt;
-Të ndjekë ose asistojë proceset gjyqësore ku shoqëritë e grupit janë palë;
-Të kryeje detyra të tjera adminisrative të ngarkuara nga supervizori .

*Kërkesat për pozicionin

-Diplomë universitare të nivelit të dytë, Dega Juridik;
-Eksperiencë pune mbi dy vjet, mundësisht në shoqëri ndërtimi;
-Njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane janë domosdoshmëri;
-Njohuritë e mira edhe në gjuhën Angleze janë favorizuese;
-Të punojë shumë mire me paketën Office dhe programet profesionale;
-I/ E gatshëm për të mësuar e përshtatur me politikat e kompanisë .

*Dokumentacioni i kërkuar

-CV
-Kopje diplome
-Referenca punësh të mëparshme

Nëse jeni të interesuar, Ju lutem dërgoni informacionin e kërkuar në adresën info@elitegroup.al. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Afati i aplikimit 22 Shkurt 2012 ora 18:00.

*Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet.

Tel. : +355 (0) 42243808
 


Apply
Back
Top