• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

Ofrohet vend pune “Koordinator pranë një shoqate biznesi”.

Kriteret
- Të jetë i diplomuar në shkencat ekonomike ose sociale (preferohet dega marketing)
- Të ketë jo më pak se tre vjet eksperiencë në fushën e marketingut ose shitjeve.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative dhe komunikuese.
- Të ketë leje drejtimi mjeti (patentë) dhe makinë.
- Të njohë mirë gjuhën angleze – njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh

Ofrohet:
- Pagë kompetitive dhe në varësi të performancës (shtim i numrit të antarësisë) do të ketë dhe bonuse respektive me rritje në përqindje.
- Shpenzimet e karburantit të makinës do të jenë të paguara nga punëdhënësi.

Të gjithë individët që plotësojnë kriteret e mësipërme mund të dërgojnë CV me foto në Anglisht dhe Shqip (të detyrueshme në të dy gjuhët), në adresën: bkola@kh-lawfirm.com

Aplikimet pranohen deri në datën 24 Shkurt 2012.
 


Apply
Back
Top