• Durres, ofroj vend pune MENAXHER SHITJESH PER INDUSTRINE

Kompania KAPPA OIL sh.a. është themeluar në vitin 1992 si kompania e parë vendase që operon në sektorin e vajrave lubrifikantë, filtra, graso, bateri, tapete auto dhe aksesorëve të ndryshëm.
Portofoli i produkteve përmban markat e saj të regjistruara siç janë: Kappa Oil, Rexoil, Euroil, Champion etj, si dhe eskluzivitete të produkteve nderkombetare të njohura si Castrol, Ravenol Cyclon, Filtra Filtron etj.
Për realizimin e objektivit të saj kryesor që është zhvillimi i mëtejshem i tregut kombëtar si dhe shtrirja e aktiviteteve eksportuese në tregjet e Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme, kërkon të punësojë një person në pozicionin:

MENAXHER SHITJESH PER INDUSTRINE
Roli dhe përgjegjësitë:[FONT=&quot][/FONT]
· Të analizojë tregun dhe konkurrencën mbi gamën e produkteve për kategori dhe të krijojë strategji për zgjerimin e tregut të kompanisë
· Të arrij targetet e caktuara nga Kompania
· Të mbajë në mënyrë të vazhdueshme kontakte me klietë të rinj dhe ekzistues
· Të përgatis raporte, plane, strategji, propozime për arritjen e targetit dhe rritjen e tregut
· Të ketë aftesi shumë te mira komunikuese dhe bashkëpunuese
· Të jetë kreativ për zgjidhjen e situatave të ndryshme;


Kriteret e pozicionit të punës:
· Të kenë mbaruar arsimin e lartë( preferohet menaxhim, marketing)
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup
· Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh
· Të flasë shumë mirë anglisht (italisht përbën avantazh)
· Të zotërojë patentë drejtimi të automjetit (kategoria B), si dhe automjet të vetin

Ne ofrojmë:
· Pagë motivuese
· Shpërblime me skeme bonusi mbi bazën e performancës në punë
· Mundësi trajnimi dhe zhvillimi

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre me foto në adresën e-mail: info@kappaoil.com.al brënda datës 29 Shkurt 2012. Çdo aplikant duhet të specifikojë ne subjektin e emailit pozicionin për të cilin aplikon (p.sh. Subject: MENAXHER SHITJESH PER INDUSTRINE)
*[FONT=&quot] [/FONT]Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Tel. : 0035552264403
 


Apply WhatsApp
Back
Top