Shqipėri me motor,-mė pranė njerėzve dhe vendit

(Pėrshtypjet e udhėtimit me motor ne Shqipėri nė gusht 2006)

Udhėtimi 2005   Udhėtimi 2006       



Mynih - Trieste, mes pėrmes alpeve
kliko per ta zmadhuar

Kėsaj radhe ndryshe nga viti i kaluar vendosa ti pėrshkoj alpet vetė me motor.
Por ja qė moti pėr ters do tė mbante tek ne gjithė qershorin dhe korrikun me diell e vapė deri me atė datė 4 gushti kur e kisha bėrė unė plan tė nisesha. Nisem pėr punė me mot tė vrenjtur dhe tė freskėt.
Pasi ha drekėn nė ora 12.00 bėhem gati pėr nisje. Fryrje e gomės sė parė e cila ishte zbutur dhe mbushja e serbatorit plot pak para fillimit tė Autostradės A8 pėr Salzburg. Nisja nė 13.00. Qielli nė horizont pus i zi. Itinerari i rrugės si fillim autostradė deri nė Kufstein, kufiri me Austrinė, 80 km larg Mynihut. Diku nė mes tė rrugės ja fillon njė shi pėr 10 minuta pa pushim. S'tė mbetet gjė tjetėr veēse ti japėsh mė shumė gaz motorit e ta heqėsh qafe sa mė shpejt. Pėr fat tė mirė qielli diku larg duket mė i hapur dhe shiu pushon. Nga Kufsteini dal nga autostrada pėr tė marrė rrugėn nacionale pėr St. Johann e mė pas Kitzbühel. Aty bėj edhe pushimin e parė. Moti duket mė mirė. Rruga gjysėm e qullėt, duket tė ketė rėnė shi jo shumė kohė para se tė vija unė. Mė pas rruga tė drejton pėr Jochberg dhe qafėn e Thurn-it "Pass Thurn". Kaloj pas dy kthesave Mittersill-in dhe i drejtohem Felbertauernit.
Ketu rruga ėshtė e shtruar shumė mirė dhe zgjeruar. Trafiku mė i rrallė. Pėr kėtė ne motoristat kemi nderin para tunelit tė paguajmė 8,-€. Nė pikėn mė tė lartė tė Felbertauernit temperatura bie ndjeshėm. Kėtė e ndjejnė gishtat e dorės poshtė dorashkave. Edhe Virago mė kujton se e morri etja pėr pak benzinė. Po ja qė s'po na vjen ndonjė pikė karburanti kurrkundi. Tashmė rruga dishezė. Me ēdo metėr qė zbres gishtat e dorės ngrohen gjithnjė e mė shumė.
Ndaloj nė karburantin e parė pas 192 km. Virago s'ngopej sė piri. Nė Lienz mbėrrij diku nga ora 16.45. Mac Donalds-i shyqyr zotit kėtu ėshtė buzė rrugės kryesore. Rruga tani kalon e drejtė mespėrmes luginės sė Drau-t deri nė Oberdrauburg. Pėrmes qafės "Plöckenpass" ose italisht "Passo di San Monte Crocce" arrihet nė majėn mė tė lartė ku ėshtė edhe kufiri austriako-italian. Tek klubi atje ta do trupi njė espresso italiane pėr kthtjellim pas gjithė asaj rruge tė lodhshme. Ora shėnon 17.52. Shpirti vjen nė vend.
Tani fillon edhe pjesa mė e vėshtirė e qafės, nga ana italiane, vetėm dishezė ku tabelat nuk tregojnė mė shumė se 30km/h. Edhe tė duash tek ato kthesa 180 gradėshe zorr se mund ti marrėsh me shpejt se kaq. Nuk mė kujtohet numri se sa kthesa tė tilla janė gjithsej nga ana italiane, por mė kujtohet qė nė vendin e kthesės ato ishin tė shtruara me kalldrėm me gurė dhe tė mbuluara me tunel gjysėm tė hapur pėr shkak tė borės.
Arrij nė Tolmezzo diku nga ora 19.15 dhe pyes pėr ndonjė hotel. Tek hotel Rosa mė drejtuan disa tipa. Atje kushtonte nata 40,-€. I hyp motorit dhe vazhdoj mė tutje nė drejtim tė Autostradės sė Udine-s. Nė njė katund tė vogėl me emrin Cavazzo Carnico, tip paesino si i thonė italjanėt pyes njėrin me biēikletė nėse ka hotel nė kėtė katund. Pėrgjigja e tij negative. Por ja qė njė xhajė i vjetėr qė e dėgjoi pyetjen time mė drejtohet: "Ma si certo, ce un Albergho! Albergho Olivio! Parkoj para hotel Olivio-s dhe pyes recepsionisten se sa kushton. "35,-€ mė pėrgjigjet" "Qoftė e bėrė",- them me vete. Pas 300 km nė majė tė motorit vjen momenti qė duhen mbledhur kockat. I fus njė dush shembullor dhe njė darkė "Cena" ala 10 euro menu me "Riso con Funghi", "Vitello al Forno" e una Birra grande. Cavazzo Carnico ėshtė njė paesino tipik italian nė mes tė alpeve tė Giulias, siē quhet krahina kėtu. Duke parė RAI due-n me ragazzat simpatike mė zė gjumi top deri nė 7 tė mėngjezit.

Trieste - Port dhe fenomeni "Radha ke bileta"

Tė nesėrmen nė mėngjez Virago ndjen asfalt autostrade nga mė e mira duke lėnė pas Udinen dhe duke ju drejtuar Triestes. Moti fantazi, i thonė diell italije or babam dhe jo dėngla. Fundja pėrsa i pėrket motit, kėtu jemi nė anėn tjetėr tė alpeve, pra nė atė tė "sole-s".
Trieste port arrij nė 12 tė drekės. Tek biletaria ishte mbledh garrumblli me njerėz. Radha tipike albaneze nė ksi lloj rastesh ėshtė ajo nė formė gjysėmrrethi. Tė gjithė e kishin prenotimin nė dorė, bėrė muaj mė parė nga interneti, por kjo nuk mėnjanonte pėrleshjen ke dera. Dikush hapi panikun se s'ka mo vende. Mos prisni kot! Yxhym shqipot edhe mė shumė. Nuk ka kuptim radha pa njė ēik kontakt trupor. Pėr fat tė keq asnjė femėr nė radhė qe t'ja vlente djersitja. Fillova muhabet me ca ēuna qė kishin mbaruar punė dhe u shndriste fytyra a thua se sa kishin dalė nga kuestura me soggiornon e rinovuar.
Si pėrfundim konfuzioni pas dy orėsh mbaroi, tė gjithė morrėn biletė. Trageti priti edhe njė orė tjetėr. Xhaxhi "kapiteni" grek ishte i mendimit qė unė me Viragon time duhet tė futesha i fundit fare. Hallall xhaxhi se kjo do tė thotė qė nė Durrės dal i pari.

Sėrisht me dy rrotėshin nė mėmėdhe

kliko per ta zmadhuar Udhėtimi 24 orėsh me traget pėrgjatė gjithė Adriatikut nga Trieste deri nė Durrės kaloi pėrsmari fare. Deti vaj, atmosfera nė traget jo keq. Nė darkė nė kuvertė sipėr tek pishina u mblodhėm me ca ēuna tė Italisė duke pirė ca kanoēe me birrė. Dikush nxorri laptopin nė njė tavolinė dhe na vuri Portokallin me gabelėt Ninin dhe Vinin, Kronkondilin etj. Na kish marrė malli vallaj.
Tė nesėrmen mbėrrijmė nė portin e Durrėsit diku nga ora 15.30. Dalja nga dogana pa probleme. E qartė me pak radhė, se sesi mė mbinė nja 50 makina para meje. Po nga dolėn mor xhanėm, unė sikur isha nga tė parėt. Nejse, u formua radha me gjashtė korsi nė vetėm 3 sportele tė doganės. Tė gjithė tė vdekur kush tė kapi i pari sa mė shpejt Tironėn. Po prisni bre kalamoja se nė vakt dreke nė verė s'pipėtin njeri nė Kryeqytetin tonė.
Njėri nga ata ēunat e doganės me syze dielli donte vetėm lejen e qarkullimit pėr tė nxjerrė "Vėrtetimin e Hyrjes", procedurė e njoftme kjo tashmė pėr mua. Marr urėn e Dajlanit nė orėn 16.30 fus marshin dhe i jap gaz motorit drejtimi: Autostradė.
Let's go Tirona!

Tirana - e paparė fare

kliko per ta zmadhuar Tirana ėshtė njė art mė vete. Pėrpara se tė fillojmė ta paragjykojmė atė, duhet tė kuptojmė filozofinė e saj. Dhe kjo pėr mendimin tim ėshtė: "Take it or leave it!",-e thėnė ndryshe nė gjuhėn tonė: "Merre or dajė ashtu siē ėshtė e mos i bėj naze!" E para punės, ajo nuk do tja dijė se nga kush vend i Perėndimit ti vjen. Ajo ka stilin e saj.
Trafiku i saj tė duket nė fillim si njė dezastėr, sidomos pėr shoferin e vendeve tė industrializuara, por nė fakt ky ka rregullat e tij. Se kush ka Preēedencė nė kryqėzim kėtė e zgjidhin shoferat me sy mes njėri-tjetrit. Skenari fillon pak a shumė kėshtu: Ti kujton se je nė rrugėn kryesore dhe ke pėrparėsi. Por ja qė dikush qė vjen pėrballė dhe do tė kthehet, tė pret rrugėn dhe ndalon nė vend. Ndėrkohė qė fytyra jote ėshtė e habitur, mimika e atij tjetrit tė sinjalizon qė ai ėshtė i forti dhe i mendimit qė duhet tė kaloj para teje. E gjithė kjo e qartė ndodh nė tė dhjetat e sekondės. Nė rastet e tjera me trafik mė tė rėnduar, ku mbizotėrojnė mė shumė se njė nga kėta Preēedentėt, atėherė gonxhen supozon ta zgjidhė xhaxhi Polici me birbil nė gojė dhe me "Bodylanguage".

kliko per ta zmadhuar Mė falni, mos jeni me targa tė huaja dhe pas njė xhiroje nėpėr Tiranė ju ka ik truni nga trafiku dhe doni ta hudhni mjetin tuaj lėvizėz nė Lanė? Pėr gjithė kėta lajmi i mirė ėshtė se kėtij lloj trafiku i kapet dora kollaj dhe shumė shpejt. Punė instinktesh. Si fillim hiqni ēdo iluzion se femrat nė timon mund ti japin makinės mė mirė se meshkujt. I kėtij mendimi isha edhe unė nė fillim derisa njėra qė mė vinte pėrballė, edhe pse tė jepte pėrshtypjen e tė rregulltes qė e kish mėsuar me shkollė, mė preu rrugėn nė mėnyrė brutalo-agresive dhe mu desh tė bėja frenimin tim tė parė gozhdė nė Tiranė. Tek gjithė shoferet e tjera pastaj, qė ishin shtuar si shumė nė Tiranė, gjithmonė dorėn dhe kėmbėn tek frenat gati. Nė fakt, ē'ėshtė e vėrteta unė gocat e Tironės i kam deboles, por ndoshta jo si shofere.;-)
Sidoqoftė me motor nė Tiranė ke pėrparėsi mė shumė se makina. Duke filluar qė nga lėvizja mė e shpejtė, sidomos nė rrugėt me njė kalim. P.sh. vargu i makinave fillon qė tek kryqėzimi i ish vilės sė Enverit e mbaron deri tek piceri Era duke pritur mė kot makinat e gjora tė futen nė rrugėn e shkollės 11 janari. Pastaj parkimi ku tė tė teket sipėr trotuarit.
kliko per ta zmadhuar Tani pėr atė qė do ti shpėtojė rrėmujės dhe rrėmetit tė Tiranės, liqeni artificial me parkun e tij ofron gjithmonė njė alternativė relaksuese. Apo kompleksi i pishinave "Fari" matanė kopshtit zoologjik. Atje ishte mė qetė sesa tek kompleksi i pishinave Aquadrom. Rruga pak e keqe pėr shkak tė ndėrtimit tė njė blloku gjigand me pallate pėrbri me kopshtin.
Njė ditė vendosa tė marr babin me vete me motor dhe tė haja njė drekė andej matanė Mulletit. Njė trip tė tillė ta rekomandojnė tė gjithė nė Tiranė. Pasi hypa babin 80 vjeē me pantallona tė shkurtra nė motor i ngjitemi rrugės sė Elbasanit me drejtim Saukun. Pasi kalojmė Saukun rruga ishte nė ndėrtim dhe vende vende e pa asfaltuar e tėrė dhe. Lėre se si u bėmė nga surrati dhe trupi tė na e hiqje Zhulin me lopata. Por mė vonė rruga u kthtjellua dhe ca kthesa tė lezetēme nė Mullet si dhe natyra pėrreth na e shpėrblyen. Diku midis Mulletit dhe Ibės, 24 km larg Tiranės, ndaluam tė drekonim tek restorant "Genci".
kliko per ta zmadhuar Specialiteti i kėtyre restoranteve kėndej: Mish i freskėt i pjekur. Nėn hijen e shelgjeve dhe mes njė natyre piktoreske veshėt na ranė nė qetėsi. Shpirti na u mblodh dhe na erdhi nė vend.
Ore po qė na kish marrė malli tė bėnim njėherė muhabet kėshtu shtruar me plakun. Eh si po na kalojnė vitet nė Perėndim njė e nga njė! Them me vete pas gjithė atyre takimeve nė Tiranė me shumė njerėz tė ndryshėm, shyqyr qė gjeta pak kohė tė ha njė drekė me plakun.
Shumė familjare nga Tirana gjatė fundjavės ja fusin njė tė dalur nga kėto zonat kėndej. Sidomos pėr shkak tė ajrit tė pastėr, ndėrkohė qė nė Tiranė nė orėt e drekės tė zė asfiksia nga vapa dhe smoku.

Shoqata e motoristėve "Shqiponjat e rrugėve" - Tirana - ALBANIA

kliko per ta zmadhuar Rastėsisht nė njė nga rrugicat e bllokut takohem me Drinin, njė shokun tim nga kohėt e forumitshqiptar.com. Ai nė ato kohė Supermoderator i forumit Drini in L.A. ndėrsa unė moderator rezi_Mynihut. Epo qė njė ditė do tė takoheshim nė Tiranė nuk do na e priste mendja. Drini ishte kthyer nė Tiranė dhe kish hapur njė studjo arkitekture. Njėkohėsisht ishte edhe sekretar i shoqatės sė motoristėve tė Tiranės "Shqiponjat e rrugėve". Drini vetė kishte njė Honda Shadow 1100. Sėbashku me Viragon time shkuam tek Gjeni, kryetari i shoqatės, i cili kishte njė dyqan motorash afėr Zogut tė Zi. Duke pirė kafe tek klubi pėrbri dyqanit, Gjeni mė tregon se sapo kishte ardhur nga njė miting i madh motoristash qė ishte mbajtur nė Prishtinė tė Kosovės. Mitingu ishte organizuar nė mėnyrė tė pėrkryer edhe nga vetė Kryeministri i Kosovės. Kėtė tė fundit e pashė nė fotografi sipėr njė motori. Organizata ka dhjetėra anėtarė motorista dhe mblidhen shpesh nė motomitingje tė ndryshme duke bėrė ture nė gjithė Shqipėrinė. Kushti i pranimit nė shoqatė sipas Drinit qe motor me mbi 400 cm³ madhėsi. Me kėnaqėsi u bėra edhe unė anėtar i kėsaj shoqate. Shumė simpatizantė motoristash tė huaj takohen shpesh me ta. Tek foto Rreli bėra edhe unė stampėn me Logon e shoqatės, tė cilėn e kishte dizajnuar vetė Drini.

Tiranė - Ulqin - Budva, 202 km me motor

kliko per ta zmadhuar Pas disa ditėve qėndrimi nė Tiranė, vendosėm ti zhdukeshim asaj pėr ca ditė nė drejtim tė Malit tė Zi. Ulqini ėshtė alternativa mė e afėrt, por Budvėn ta rekomandojnė tė gjithė. Tek tiransit ekziston ideja dhe dėshira, se atje ku nuk flitet shqip, bėhet edhe mė shumė qejf. Kosovarėt janė aty tė njė tjetėr mendimi, por nejse.
Duke qenė se rruga deri nė Mal tė Zi ėshtė e shtruar shumė mirė si edhe distanca nuk ėshtė aq e largėt, thamė pse jo.
Unė e pata bėrė edhe vjet kėtė rrugė, vetėm se kėtė vit mė shoqėronte pasagjerja simpatike Kledia. Mė vonė do tė na bashkohej nė Budva edhe Artini, shoku im, sė bashku me familjen e tij. Darkėn e fundit duke pirė tek "Living Room", discoclub-i mė trendy edhe pėr kėtė verė nė Tiranė, njė shoku im Genti mė porositi: "Deri nė Lezhė plako vetėm me 50-tė, pas Lezhės futja sa tė ta hajė!" Thuhet kėshtu se sidomos ai segment deri nė Lezhė ėshtė edhe mė i rrezikshmi me kuotėn mė tė lartė tė vdekshmėrisė nė aksidentet rrugore ose i quajtur ndryshe edhe si varreza automobilistike.
Tė nesėrmen nė mėngjez pasi rregullojmė bagazhet nė mėnyrė spartane, ku treēerekun e zinin rrobat e Kledit, marrim unazėn e re pėr tė dalė nė Autostradė. Nga Zogu i zi s'bėhej fjalė tė afroheshe nga reja e pluhrit dhe dheut. Kur i afrohesh dhe gjendesh nė tė ashtuquajturin mbikalimin e Kamzės, ose ndryshe edhe gangrena e Kamzės tė ofrohet njė tablo trafiku horroresk qė e mallkojnė i madh e i vogėl. Kamjone tė tonazhit tė lartė, vetura tė rreshtuara nė shtatė korsi, ku nuk linin asnjė centimetėr tė lirė anash qė tė kalonim ne me motor. Dhe sė fundi furgonat e linjės duke ec treēereku mbi trotuar dhe ēereku nė rrugė.
Pak pėrpara se Kledit ti binte tė fikėt mbrapa nga tymi i makinave tė lodhura, ja dolėm mbanė dhe dora na u ēlirua mė sė fundi nga freksioni. Virago ndjeu marshin e katėrt dhe kėshtu me 60 - 80 km/h i afrohemi Lezhės. Pak pas rotondės pėrpara se tė hynim nė Lezhė ndaluam tek njė karburant i madh pėr njė pushim dhe pėr njė kafe. Kishim heq gjithatė Kamėz qafe, nuk i thonė shaka.

Pasi kalojmė Lezhėn, rruga ėshtė fantastike, tamam jepi plako!!!. Unė kufjet e muzikės nė vesh, Kledi ndihej si jo mė mirė nga mbrapa. Thashė me vete a ka ėndėrr mė tė bukur sesa njė ēun Tirone me motor me alamet goce nga mbrapa nė sedilje duke ja fut pėr plazh nė Mal tė Zi nė njė ditė tė tillė vere? Njė gjė ishte e sigurtė: gjithė vėshtrimet e njerėzve nė makina qė na parakalonin ishin pėr ne. Gallata ishte kur parakalonim ndonjė ēift me motoēikletė tė vogėl tip papaq. Katnari pėrpara me syze tė trasha dielli, pa kaskė nė kokė, kėmisha gjysėm e zbėrthyer ndėrsa nga mbrapa katnarja ulur tamam sikur sipėr gomarit duke ecur me 25 km/h, ndėrkohė qė ne vinim me shpejtėsi duke i rėnė borisė dhe duke i pėrshėndetur me dorė.
Pak para se tė ktheheshim nė tė djathtė pėr nė urėn e Bunės, u furnizuam tek karburanti "Alpet". Ky kishte kėt vit namin e mirė qė ka benzinė tė pastėr se i vjen nga Turqia thonin. Njė kafe donim ta pinim me qejf tek lokali nė majė pėrballė me kalanė e Rozafės, por ngaqė nuk i punonte Ekspresi e kthyem nė lėng pjeshke. Rruga pėr nė Murriqan prej aty ishte edhe 15 km. Shpejtėsia duhet ulur kėtu se nė ēdo kthesė pritet ndonjė nonė me shami nė kokė e thupėr nė dorė me nja dy a tri lopė kafe.
Nė kufi s'patėm konfuzion fare. Ato pesė makina qė i kishim pėrpara i parakaluam dhe mbaruam punė shpejt nė doganė. E qartė unė duhet tė dorėzoja vėrtetimin e Hyrjes dhe tė paguaja 1 Euro ditėn pėr qėndrimin nė Shqipėri. Ulqini nuk ishte mė larg prej aty. kliko per ta zmadhuar Nė drekė mbėrrijmė nė Ulqin dhe ulemi tek njė lokal jashtė me emrin "Antika". Kledi ishte bėrė telef nga rruga me thėnė tė drejtėn, ndėrsa unė konstatoj se kisha harru me marr nr. e Tel. tė Villa Primafila ku do qėndronim 2 netė. Pyes njė djalė qė po rrinte ulur me njė grua nė tavolinė mos e njihnin Xhevdetin e Primafilas. Si more nuk e njohim, "qe a don me ta thirr tani nė celular?",- Nė sekondė i bie telefonit dhe i thote Xhevdetit qė ke 2 miq nga Tirana me bujt sonte. Ndėrkohė gruaja e ulur duke u ndjerė mirė pėr ndihmėn qė u kėrkova, mė tha ne kemi njė shprehje nga kėto anė: "Se vete nuk u trete!",-pyetja s'kushton gjė dhe nė rastin tonė na shpėtoi.
Xhevdeti (shkurt Jef) ishte xhanan burrė, i qeshur, i dashur dhe shumė mikpritės. edhe pse i lodhur se sa ishte kthyer nga Dubrovniku, ku kishte marrė ca turistė, na priti shumė ngrohtė sė bashku me tė shoqen e tij Teutėn.
Jefi ishte edhe ai motorist dhe kishte njė Honda CBR 1000 cm³. Tani kishin pėrfunduar edhe godinėn e dytė me tre kate. Pėr mė shumė informacione klikoni kėtu:
Villa Primafila nė Ulqin
Nė Ulqin, sipas Jefit, jetojnė gati 90% shqiptarė ndėrsa nga 10% e malazezėve gati 80% e tyre e flasin shqipen aq mirė saqė nuk i dallon dot qė janė malazezė. kliko per ta zmadhuar Darkė hėngrėm peshk Levrek tė freskėt tek "Restorant Teuta nė kala sipėr. Pamja mbi Ulqinin ėshtė prej aty gjithmonė magjepsėse. Xhiro e Ulqinit darkave kishte po tė njėjtin intensitet si para 5 vjetėsh, kur kam qenė unė pėr herė tė fundit.
Nė lokalin "Belvedere" tė kėnaqte shpirtin live ēdo ditė nga ora 20.00 - 1.00 tė natės kėngėtarja Gjyste Vulaj.
"Ah Gjystja, ajo atmosferė e bėn nė Belvedere!",-mė tregoi Teuta. E veēanta nė Belvedere ishte se hyrja qe pa lekė ndėrsa ēdo pije kushtonte 3,-€ pa marrė parasysh a doje birrė, pije freskuese apo ujė mineral.
Shumica e pushuesve janė kosovarė si nga Kosova ashtu edhe nga diaspora. E bukura dhe origjinalja ishte se tė gjithė ēoheshin nė kėmbė dhe ja merrnin valles duke i dhėnė dorėn njėri tjetrit pa qenė nevoja tė njiheshin mes tyre.
Nė Tiranė zor se gjen njė ambient tė tillė. Kėtu njerėzit duken disi mė dashamirė me njėri tjetrin. Plazhin e bėnim tek plazhi i madh ose velika plaza, ngaqė e kishim edhe mė afėr. E para qė mė tha Jefi nė lidhje me ngarjen e motorit nė Mal tė zi ishte se kėtu nuk ke nevojė pėr helmetė. Policija nuk tė thotė gjė. Dhe keshtu qe. Tani pėr ato distanca tė shkurtra qė bėnim ne me rroba banjo deri nė plazhin "Copacabana" nuk na merrte malli shumė pėr kaskėn. kliko per ta zmadhuar Ashtu me rroba banjo siē ishim i hypėm motorit dhe morrėm rrugėn e drejtė nga plazhi i madh nė drejtim tė grykderdhjes sė Bunės ose ishullit Ada. Kufiri me Shqipėrinė ėshtė vetėm dy hapa prej andej. Rrugės mė bėri pėrshtypje rregulli qė mbanin shoferėt kosovarė tė cilėt kishin targa tė ndryshme, nga gjermane, austriake, luxemburgu, franceze, angleze etj.
Edhe pse rruga ishte e drejtė dhe pėrballė nuk vinte asnjė makinė, askush nuk dilte nė parakalim apo tė prishte rregullin. Eh mirė o mirė seē mu kujtua xhungla e Kamzės nė atė moment. I vetmi qė parakalonte, isha unė me motor, tani gjysėm i shfajėsuar nga mundėsia qė tė jep mjeti dyrrotak. Mund tė them se qėndrimi nė Ulqin na pėlqeu shumė. Na pritėn ngrohtė, e ndjemė veten mes miqsh, kudo flitej gjuha jonė, muzika jonė biles atė qetėsi dhe shplodhje e antistres nuk na e ofroi as Tirana jonė.
kliko per ta zmadhuar Pas dy ditėsh nė mėngjez u ndamė me Jefin dhe Teutėn dhe morrėm rrugėn pėr Tivar (Bar) e mė pas Budva.
Rruga nga Ulqini pėr Bar ėshtė gati 25 km dhe nė gjendje tė mirė. Kur u futėm nė qytetin port tė Tivarit (Bar) ē'ėshtė e vėrteta u bėmė pak lėmsh pėr tė gjet daljen e duhur. Por mė nė fund ja arritėm. Nė tė majtė deti Adriatik ishte vaj i qetė, ndėrsa moti me diell. Nė drekė do fillonte njė vapė qė kapi gjithė ballkanin jugor me temperatura 36 - 40°C. Afėr me Sutomoren rruga bėhej malore dhe Kledi filloi tė tregonte shenja lodhjeje. Pak para qytezės Canj bėmė njė ndalesė pėr shplodhje. Ndėrkohė dielli ngrihej edhe mė shumė sipėr kaptinės tonė. Meqėnėse deri nė Budva flamurin tonė tė varur tėk valixhja mbrapa nuk e ndamė, merrnim pėrshėndetjet e makinave me targa shqiptare. kliko per ta zmadhuar Tek tuk pėrballeshim me ndonjė motorist tjetėr me siguri perėndimor por kryesisht ishim tė vetmit me dy rrota nėpėr rrugė. Sapo kaluam Petrovac na moru Viragon e mori etja pėrsėri. Benzina nė Mal tė Zi diku pak mė e lire se nė Tiranė. Pėr 10,-€ u mbush serbatori plot. Kaluam edhe ishullin e bukur tė Shėn Stefanit (Sveti Stefan). Pėrpara se tė hynim nė Budva rruga ėshtė dishezė dhe tamam nė kėtė segment ajo do tė ngarkohej pas plazhit mbasdite me njė trafik tė paparė ndonjėherė. Nė Budva ndaloj dhe tek njė lokal Kledi u ul tė shplodhej nga rruga sforcuese. Mė shumė e kishte lodhur rruga Ulqin - Budva se sa ajo Tiranė deri nė Ulqin.
Pėr vete i hypi motorit pa kaskė dhe filloj kėrkimet pėr ndonjė tabelė "Apartmani" apo "Sobe" kliko per ta zmadhuar Por ja qė pėr tersin tim nė kėtė periudhė mezi gushti tė nisesh ashtu tafti bafti pa prenotuar gjė, nema shansa! Kudo qė futesha pėr me pyet me atė jugosllavishten time tė kohės sė Titos e njėjta pėrgjigje negative. Mė e forta se neve na duhej edhe njė apartament me dy dhoma se pėr pak nisej edhe Artini me familjen nga Tirana.
Mė nė fund takoj nja dy tipa nė rrugė me karton nė dorė Sobe/Apartmani. Zharkon e morra me vete nė motor se mė siguroi qė apartamenti nuk ish shumė larg prej andej. Si pėrfundim pėr 160,-€ mi la ēelėsat pėr tre netė. kliko per ta zmadhuar Plazhi nė Budva ishte pėrsmari fare. Drekė tek lokali i hotelit "Kangoroo" ku vijnė shumė shqiptarė tė tjerė. Ka edhe menu nė gjuhė shqip. Ndėrsa gjellrat janė popullore dhe jo tė shtrenjta. Pas njė dreke tė fuqishme dalim nė plazh dhe shtrihemi nė shezllon. Nė atė moment qė po kremoseshim kundra diellit, vjen sms nga Artini. Sapo kish lėnė Kamzėn dhe kish thurrur njė poezi pėr tė.
Nė darkė u mblodh grupi tutto kompleto. Xhiros sė darkės nė Budva ja vlen ti kushtojmė nja dy rreshta.
E para gjė qė tė bie nė sy nė xhiro janė, e kush tjetėr, femrat sllave pra mo. Nga dy metra tė gjata, tė papara fare. Tani e mora vesh unė pėrse vje gjith Tirona knej. Jo se kam ndonjė ankesė pėr xhiron e Bllokut nė Tiranė, por duke marrė edhe pėrshtypjen e Kledias dhe Suelės, kėto tė gjatat kėndej janė kategori mė vete. Ėshtė raca pak e gjatė kėndej. Krahas turistėve tė tjerė lindorė kishe shumė rus ose edhe italjanė. Por edhe ne nga Shqipėria nuk mungonim shumė.
Nė Budva kaluam tre ditė fantastike, plazhi i mirė, jeta e natės jo keq. Ushqimi, hajt mo, ato Pljeskavicat si qofte pallaska nuk haheshin njė e dy. Por siē dukej kėto qoftet ishin tip tradicionale kėndej. Shqiptari o babam do peshk tė freskėt. Pėrsa i pėrket peshkut tė freskėt nėpėr restorante na ranė kėmbėt me gjet ndonjė tė hajrit. E vėshtirė pėr tu besuar nga shqipot qė buzė detit jo gjithmonė ka peshk. Sidoqoftė, u desh njė dalje nga e pėrditshmja e Tiranės plot zhurmė. Kthimi na eci mirė. Unė kėsaj radhe vetėm nė motor. E pamė mė tė arsyeshme qė Kledi me gjithė bagazhet tė hypte tek "Katėrfenershi" i Artinit.
Moti me diell pėrsmari, unė i vetėm fluturoja si era. Nė kufi nė Murriqan, unė i pari si gjithmonė, por mu desh tė prisja grupin se ishte 7 makina mbrapa. Kjo do tė thotė nė gjuhėn e doganės sė Shkodrės plot treēerekore. Rruga deri nė Tiranė shkoi vaj. Edhe ganglioni i Kamzės u kalua pa probleme. Tirana filloi me ritmin e saj tė sė pėrditshmes. Business as usual!

Dy fjalė si pėrfundim

A ja kalohet mirė nė Shqipėri me pushime? Disa tė pėrgjigjen: "Po, por duhet me ditė se si!" Unė pėr vete do tė thoja, pse jo!
Me ngritjen e Infrastrukturės, Turizmit po i ofrohen shanse tė mėdha. Shumė pyesin veten, pėrse nuk vijnė turistėt e huaj tek ne? Sė pari duhet kuptuar fakti se nė Perėndim ekziston mentaliteti dhe paragjykimi qė nuk i lejon njerėzit ta vizitojnė Shqipėrinė. Ky mentalitet nuk u krijua nė vitet kur Shqipėria ishte e izoluar, por ka ekzistuar edhe nė epokat e mėparshme dhe zorr se do tė hiqet edhe nė tė ardhmen.
Nuk duhet harruar se konkurrenca me vendet motra nė Ballkan ka qenė dhe ėshtė bėrė edhe mė e egėr nė tė gjitha pikėpamjet, si nė Infrastrukturėn e bollshme pėr turistin e huaj ashtu edhe nė ēmimet e lira. Qytetarėt shqiptarė qė janė deri diku nė gjendje pėr tė bėrė pushime, preferojnė plazhet e Turqisė apo Malit tė Zi.
Akoma Shqipėria shėnon si njė arritje tė madhe rritjen e atyre Turistėve, qė emocionalisht janė tė detyruar ta vizitojnė atė, si puna jonė qė kemi vite qė jetojmė jashtė dhe jemi tė detyruar tė shohim prindėrit e tė afėrmit, apo kosovarėt qė e kanė pas gjithmone enderr te shohin se ē'bėhet nė tokėn mėmė.
Shqipėria qėndron me tė vėrtetė karshi sfidave tė mėdha nė drejtim tė Turizmit. Kundrejt gjithė pakėnaqėsive dhe vėshtirėsive qė hasin turistėt, do thoja se Shqipėria ka filluar ti bėjė detyrat e shtėpisė.
Kudo vihen re kantjere ndėrtimi. Nuk mund tė krahasohet kjo e sotmja me atė tė fundit tė viteve 90-tė. Rrugėt po ndėrtohen tė reja nga viti nė vit. shumė segmente tė pėrfunduara tė dėshomjnė se projekte tė tilla dinė jo vetėm tė fillojnė, por edhe tė pėrfundojnė. Kryesorja ėshtė si me i kėnaq Turistat vendas nė radhė tė parė, apo Emigracionin qė vjen me pushime. Nė tė shumtėn e rasteve kėta janė edhe mė tė pakėnaqurit. Turistėt e huaj ēuditėrisht pėrjetojnė njė Shqipėri tepėr miqėsore dhe tė ngrohtė. Ndėrsa pėrsa i pėrket aventurierėve tė huaj, ata nuk kėrkojnė ndonjė Infrastrukturė tė madhe. Si i bėhet qė tė vijnė edhe ata qė janė gjysėm-aventurierė dhe tė mbesin tė kėnaqur?
Pėr kėto e shumė pyetje tė tjera ka shumė pėr tė bėrė. Ēdo gjė kėrkon kohėn e vet. Kryesorja ėshtė tė jesh nė drejtimin e duhur.
Kėshilla qė do jepja unė pėr tė gjithė:"Me pushime nė Shqipėri, nuk je kurrėsesi nė filmin e gabuar!"

(...vazhdon verėn e 2007-ės)

kliko per ta zmadhuar kliko per ta zmadhuar
kliko per ta zmadhuar kliko per ta zmadhuar
kliko per ta zmadhuar kliko per ta zmadhuar