Njoftime.com
Zurück   Njoftime.com > Bota e femrave
Kontakti/rreth nesh Marketing Regjistrohu Publiko/pyetje-pergjigje Kalendari Adresari
 
Opsionet e njoftimit
  #1  
Alt Publikuar: 14.01.2012 22:36
Elton ILIRJANI Elton ILIRJANI ist offline
 
regjistruar: 18.10.2011
postime: 28
Standart Snakes in suits…

Snakes in suits…

Adela, dikur ishte njė vajzė e heshtur por problematike. Probleme familjare, probleme nė jetėn private, shkolla nuk ecte mirė, ndonjėherė thithte cigare hashash…nuk dinte tė vishej, nuk i jepte rėndėsi higjenės…nuk dinte asgjė…thjesht kishte njė ambicie tė fshehur…Aplikoi nė njė kompani tė madhe dhe shefja e burimeve njerėzore tė asaj kompanie mendoi ta ndihmonte.

Adela kėshtu u punėsua…gradualisht mėsoi tė sillej, tė bėnte punė cilėsore, tė binte nė sy te pronarėt…Adela eci dhe sot ėshtė shefe e asaj kompanie! Sa bukur, shembull i njė karriere tė suksesshme. Njė mundėsi e trajtuar si duhet dhe ja…ėshtė sot drejtuese, pavarėsisht problemeve nė tė shkuarėn…

Por…Adela, ėshtė sėrish problematike me stafin. Problemet e brendshme janė rikthyer…ajo ėshtė kthyer nė njė person tė frikshėm pėr gjithė stafin…ėshtė kthyer nė njė shuplakė qė tė pret sa kapėrcen pragun e portės kur vjen nė punė…Adela nuk po di tė sillet…ajo mendon qė ėshtė shefe dhe vetėm kaq. Adela bėrtet, bėn intrigė, pėrpiqet tė pushojė kėdo nga puna pėr t’u hakmarrė pėr tė shkuarėn e saj. Ndoshta kujton se dikush edhe mund tė ketė nėnqeshur me tė kur ajo ka filluar punė…Ajo ėshtė kthyer nė njė makineri hakmarrje tė pakuptimptė…po lufton si Don Kishoti me mullinjtė…Ėshtė absurde, gati e pabesueshme, por edhe pronarėt e kompanisė nuk besojnė asnjė ankesė tė stafit…ata thjesht nuk e dėgjojnė stafin e tyre, pasi Adela ėshtė bėrė “njė me pragun e derės”.

Aty nuk mund tė hyjė askush pėrveē asaj…ėshtė mbėshtjellė si njė gjarpėr me zile pas porte…ka vetėm njė qėllim, tė pushojė tė gjithė (qė nuk i pėlqejnė) nga puna!

Nė rregull…po pastaj?…ēfarė ka ndėrmend tė bėjė Adela?

Unė nuk e di...njė karrierė e ēuditshme…

E ndjera gjyshja ime mė thoshte gjithnjė, qė njeriun e njeh mė mirė pasi i ke lėshuar karrigen…dhe Adelės i ėshtė lėshuar njė karrige…njė vrimė e zezė qė po thith gjithė kompaninė, atė vet dhe nė fund edhe pronarėt…Adela pa diskutim qė ėshtė njė rekrutim i keq…njė rekrutim i nxituar…mė kujtohet thėnia nga njė Headhunter Amerikan: “When Psychopaths Go to Work…”.

Nė tregun tonė shqiptar, punėsimi ėshtė njė sfidė mė vete. Tregu ynė i punės pėrveē problematikės qė ka, pėrballet edhe me “Psychopats”, tė cilėt mendojnė se zotėrojnė botėn apo se janė duke luajtur nė “Counter Strike” me jetė njerėzish qė sakrifikojnė ēdo gjė nga jeta e tyre private pėr atė punė qė u jep atė “copė bukė tė tharė…”

Njė ish-punonjės i asaj kompanie qė kishte investuar njė dekadė pėrpjekje dhe punė cilėsore, u largua! Njė tjetėr po ashtu, tė tjerė janė nė listėn e saj...E ēuditshme ėshtė se sa e transmetueshme dhe jo-motivuese ėshtė njė sjellje e tillė edhe pėr njė pastruese tė thjeshtė tė cilėn e dėgjova tė thoshte nėpėr dhėmbė: “Ajo ėshtė njė gjarpėr me kostum…”.

“Karrigja” … pėr disa ėshtė mundėsi pėr tė bėrė gjėra tė mrekullueshme
… disa tė tjerėve u tregon fytyrėn e vėrtetė
“Psychopaths” nuk e kanė vendin nė biznes!

Pėr tek diskutimet mbi kėtė tematikė klikoni




Opsionet e njoftimit kerko ne njoftim(e)
kerko ne njoftim(e):

kerkim i avancuar

Shko tek


Powered by: vB V. 3.6.4 (German technology)
Copyright ©2000 - 2014, J. E. Ltd.
Mbėshtetur nga: Shoqata "Miqėsia"