Abonohuni tek kjo Rubrike
» Adresari i Biznesit
1-2-3 klikime...
dhe klienti ju gjen menjėherė!
...pėr Adresarin klikoni kėtu!
 

Njoftime.com
Zurück   Njoftime.com > Bebet dhe Fėmijėt
Kontakti/rreth nesh Marketing Regjistrohu Publiko/pyetje-pergjigje Kalendari Adresari

 
Opsionet e njoftimit
  #1  
Alt Publikuar: 21.06.2009 17:38
Irfan Bojaxhiu Irfan Bojaxhiu ist offline
 
regjistruar: 14.03.2009
postime: 13
Standart Prizren, LOGOPEDIA SI SHKENCĖ SHOQĖRORE

Fjala logopedi pėrbėhet prej dy fjalėsh me prejardhje nga greqishtja dhe ato
janė:logos-fjalė dhe paidei-edukim qė nėse i analizojmė dhe i komentojmė kėto dy shprehje do tė thotė edukim i fjalės ose i tė folurit. Logopedia konsiderohet si njė ndėr shkencat mė tė vjetra dhe zanafillėn e ka prej kur ėshtė krijuar edhe tė folurit, por deri vonė nuk ėshtė emėrtuar me kėtė emėr. Disa autor vėrtetojnė se tė folurit ka filluar tė krijohet para njėqindmijė viteve dhe tė shkruarit para pesėmijė viteve, por data e saktė askund nuk pėrmendet. Logopedia edhe nė atė kohė ka kontribuar qė tė folurit tė zhvillohet nė atė nivel si e ka kėrkuar koha e zhvillimit tė tij. Nė tė folur bėjnė pjesė tė folurit oral-gojor dhe shkrim-leximi. Dihet shumė mirė se tė folurit ėshtė produkt individual dhe shoqėror. Njeriu tė folurit e mėson nga rrethi shoqėror dhe kursesi ndaras prej tij. Pėr tė ilustruar kėtė qė u tha, po japim njė shembulli cili tregon se baza e zhvillimit tė tė folurit ėshtė kryesisht rrethi shoqėror /familja, shkolla, rrethi shoqėror ku luan dhe argėtohet fėmija e tė tjerė/. Tregohet se nė vitet 1194-l250 ka qenė njė perandor i quajtur me
emrin Frederiku i II-tė i cili zotėronte shtatė gjuhė botėrore. Ai pat bėrė disa pėrpjekje pėr tė ditur se cila gjuhė e njeriut ėshtė mė e vjetėr. Pėr t’ia arritur kėtij qėllimi,mori njė numėr fėmijėsh tė kombeve tė ndryshme dhe tė rretheve gjuhėsore tė ndryshme.Tė gjithė kėta fėmijė i vendosi nė njė vend duke ua besuar disa mėndeshave-dadove.Mėndeshat morėn urdhėr tė prerė dhe rigoroz:” Fėmijėt duhet tė ushqehen dhe tu sigurohen tė gjitha standardet e nivelit mė tė lartė, por me ta tė mos flitet asnjė fjalė vetme”.
Kėshtu edhe u veprua. Fėmijėt jetonin nė njė luks tė madh, por me ta asnjė fjalė e vetme nuk flitej. Me kėtė perandori donte tė dinte se me cilėn gjuhė janė tė lindur kėta, si do tė zhvillohen ata fėmijė dhe cilėn gjuhė do ta flisnin kur tė flasin. Do tė flasin gjuhėn hebraishte si gjuhė mė e vjetėr, greqishten, latinishten apo arabishten ose do ta flasin gjuhėn e prindėrve tė tyre. Ky eksperiment dėshtoi ngase tė gjithė fėmijėt vdiqėn. Sipas shkrimeve tė filozofit tė njohur Herodotit thuhet se njė eksperiment i kėtillė ėshtė bėrė edhe nga njė faraon egjiptian i quajtur Psametiku i I-rė nė shekullin e VII-tė paraKrishtit. Pra gjuha ose tė folurit si diēka specifike e njeriut i ka magjepsur njerėzit qė nga kohėt mė tė vjetra.Tė folurit ėshtė njė fenomen qė e kanė pasur privilegj vetėm njerėzit dhe asnjė gjallesė tjetėr nė kėtė botė. Tėmendojmė se si kishte pėr tu dukur njerėzimi sikur tė mos e krijonte tė folurit. Pa tė folur nuk mendohet as zhvillimi mendor,as intelektual, shkencor dhe kulturor. Si ēdo organ i trupit tė njeriut qė mund tė dėmtohet nga ndonjė sėmurje ose nga ndonjė e metė anatomiko-fiziologjike, edhe tė
folurit nuk mund tė zhvillohet tek tė gjithė njerėzit njėsoj. Nė zhvillimin e tė folurit bėjnė pjesė shumė organe si qė janė: aparati i dėgjimit, aparati i artikulimit tė tė folurit, gjendja shėndetėsore, aparati i frymėmarrjes, kultura gjuhėsore e rrethit dhe shumė faktorė tė tjerė.Pėr tė eliminuar disa nga tė metat apo defektet e tė folurit ėshtė krijuar njė shkencė e cila merret me kėto probleme dhe quhet logopedi, kurse personi i cili merret me zbatimin e parimeve, metodave dhe rregullave tė saj quhet LOGOPED ose logopedist.Logopedia si ēdo shkencė, edhe kjo i ka parimet e veta, metodat e punės praktike, metodat e zbulimeve tė dėmtimeve tė tė folurit dhe metodat e zbulimeve shkenore. Detyrė kryesore e shkencės logopedike ėshtė: korrigjimi i pengesave tė tė folurit dhe zėrit.
Nėse detyrat e logopedisė i shematizojmė do tė dukėn kėshtu:1.Vėrtetimi dhe klasifikimi i ērregullimit tė tė folurit,2 .Hulumtimi i shkaqeve tė ērregullimit tė tė folutit,3. Gjetja e metodave pėr eliminimin ose korrigjimin e pengesave tė tė folurit dhe zėrit,4. Zbulimi dhe evidentimi i personave me pengesa tė tė folurit,5. Bashkėpunimi me profesionist tė tjerė me qėllim tė rehabilitimit tė personave me pengesa nė tė folur,6. Bashkėpunimi me
prindėrit e personave me pengesa tė tė folurit dhe zėrit,7. Organizimi dhe ndihma profesionale qė do tu jepet edukatorėve dhe tė gjithė atyre qė kanė tė bėjnė punė me fėmijė,8. Organizimi i seminareve dhe simpoziumeve pėr personelin edukativė dhe arsimor, 9. Aftėsimi i kuadrove tė cilėt do tė punojnė nė ngritjen profesionale duke aplikuar metoda tė reja logopedike e tė tjera. Si theksuam mė lartė, edhe nė tė folur paraqitėn disa pengesa ose defekte tė cilat tė folurit e bėjnė tė pakjartė dhe tė pakuptueshėm sikurse qė paraqitėn edhe sėmurjet e tjera nė organizmin e njeriut. Kėto pengesa ose tė meta tė tė folurit kėrkojnė tretman ose mjekim logopedik sikurse sėmurja qė kėrkon mjek dhe medikamente, prandaj unė kėto pengesa nė tė folur do ti quaja sėmurje tė tė folurit tė cilat mjekohen me metoda tė cilat i aplikon logopedia. Pengesat nė tė folur janė tė shumėllojshme dhe ēdo pengesė ėshtė individuale. Kryesisht pengesat mund tė jenė: belbėzimet, ngecjet nė tė folur, ērregullimi i artikulimit tė tingujve, ērregullimet e shkrimit dhe leximit, vonesa nė tė folur, agramatizmi, patologjia e tė folurit, tė folurit e pazhvilluar e shumė pengesatė ndryshme.
Gjatė praktikės time mase dyzetvjeēare kam vėrejtur se nė ēdo klasė tė shkollave fillore ka nga 1,2 dhe 3 nxėnės tė cilėt kanė nga ndonjė kėso pengesė. Ėshtė shumė interesante se shumica e prindėrve nuk dinė se fėmija i tyre ka pengesa nė tė folur dhe as qė u intereson ky problem. Po ashtu kam hasur edhe nė prindėr tė cilėt nervozohen kur u tregon duke e mohuar tė metėn e fėmijėve tė tyre, ngase u vjen turp pse fėmija e tyre e ka kėtė tė metė. Nė ēdo mėnyrė disa prindėr mundohen qė ta mėshefin tė metėn e fėmijėve tė tyre. Tė mos mund tė shprehesh me tė folur ėshtė gjėja mė e rėndė, e sidomos kur nxėnėsi ėshtė shumė inteligjent, por nga pengesa qė ka nuk mund tė shprehet para profesorit ose para mėsuesit. Kjo i ngjanė momentit, kur garuesit janė gati pėr tė vrapuar, por atyre ua lidhim kėmbėt dhe i urdhėrojmė qė tė vrapojnė. Kėtė vėshtėrsi mund ta pėrjetoj vetėm ai
person i cili ka pengesa nė tė folur. Mė vjen shumė rėndė dhe keq ta pėrmend edhe njė dukuri lidhur me kolegėt e mijė mėsues. Prindi e sjell fėmijėn tek unė pasi e ka kuptuar se diēka nuk ėshtė nė rregull me tė folurit e fėmijės sė vet. Nxėnėsi ėshtė nė klasėn e katėrt. Gjatė testimit tė tij, konstatohet se i mungojnė rrafsh l2 tinguj qė nuk i artikulon fare ose disa prej tyre i zėvendėson me tė tjerė si: Rr-L, Dh-Ll, K-l, S, Sh, Z, Zh, Q, Ē etj. nuk i ka tė formuar fare. Nxėnėsi thotė se ėshtė i shkėlqyeshėm. Kur e pyes babain se a ka biseduar me mėsuesin pėr kėtė problem, ai mė thotė se nuk ka biseduar. Nuk e di si ka lejuar mėsuesi qė t’i pėrvidhet ky problem kaq i madh. Do t’ua tregoj edhe njė rast, edhe pse gjatė praktikės time, kam pasur shumė raste tė ngjajėshme. Isha nė njė dasmė tė fshatit; tė gjithė tė pranishmit qesheshin dhe ishin tė gėzuar. Nė njė kėnd vėrejta njė djalosh i cili kishte l7-l8 vite. Iu afrova dhe fillova ta pyes se i kujt ishte pasi i njifsha tė gjithė tė moshuarit nė atė fshat. Ai u skuq si speci dhe me njė tė folur tė keq me nazalitet tė rėndė mu pėrgjigj duke ma treguar emrin e prindit. E kuptova pse po rrinte i vetmuar. I propozova qė tė vij njė ditė tek unė dhe tė shikoj se ēka mund ti ndihmohet. Kur ai erdhi, s’bashku me te shkuam tek Otorinolaringologu pėr tė vėrtetuar a janė nė rregull organet e artikulimit gjegesisht tė folurit. Mjeku, pas ekzaminimit mė tregoi se ėshtė plotėsisht nė rregull. Filluam ushtrimet logopedike dhe pėr njė javė pune u muar vesh pėrparim i dukshėm. Punova me te
mė se njė muaj e gjysmė dhe djaloshi plotėsisht u shėrua. Pas afėr njė viti u pamė rastėsisht nė rrugė, mu afrua dhe mė tha:” Ma ke shpėtuar jetėn dhe ma ke kthyer pėr 180 shkallė pėr sė miri, shpesh kam menduar shumė keq pėr vete, deri edhe nė vetėmbytje, tash kam pse tė jetoj i kėnaqur; po bisedoj lirshėm me shokė e shoqe me tė cilėt nuk kam mundur tė bisedoj asnjėherė” .Ky ishte vetėm njė rast nė mes tė shumė rasteve tė ndryshme.
Diēka pėr historikun e logopedisė.- Mė sipėr theksuam se logopedia ėshtė njė ndėr shkencat mė tė vjetra e cila ėshtė zhvilluar s’bashku me tė folurit, por si qė kemi thanė, ajo ėshtė emėrtuar me emra tė ndryshėm qė disa prej tyre do ti pėrmendim nė vijim. Po ashtu mė sipėr kemi thėnė se logopedia pėrbėhet prej dy fjalėve me prejardhje nga greqishtja dhe ato: logos-fjalė dhe paideia-edukim qė do tė thotė edukim i fjalės apo tė folurit. Ky pėrkthim ėshtė bukval, por sipas rolit qė ka logopedia nė tė folur, do tė themi
se logopedia ėshtė shkencė shoqėrore e cila trajton pengesat apo patologjinė e tė folurit dhe zėrit. Dihet mirėfilli se tė folur ėshtė edhe shkrim-leximi i cili shprehet me anė tė simboleve tė quajtura germa ose grafema me tė cilat fjalėn e folur e paraqesim grafikisht nė letėr.Tė gjithė personat tė cilėt kanė pengesa nė tė folur quhen logopat apo persona me pengesa ose tė meta nė tė folur. Logopedia ėshtė shkencė shoqėrore ngase kjo ka tė bėjė me problemet e pengesave tė tė folurit dhe zėrit pa tė cilėt nuk mund tė egėzistoj njė shoqėri njerėzore. Pos kėsaj, logopedia ėshtė e lidhur ngushtė edhe me disa shkenca tė tjera shoqėrore si qė janė: pedagogjia speciale, pedagogjia e pėrgjithshme,
sociologjia, fonijatria, fonetika, gramatika, psikiatria, otorinolaringologjia, fiziologjia dhe anatomia e njeriut, psikologjia speciale dhe ajo e pėrgjithshme, psikologjia fėmijėrore e shumė shkenca tė tjera shoqėrore.
Nė kohėrat mė tė vjetra e sidomos nė Greqi ka qenė shumė e zhvilluar oratoria, kėshtu qė gjuha e folur ka pasur shumė rėndėsi. Ēdo perandor i asaj kohe, nė radhė tė parė duhesh tė jete orator i mirė dhe i aftė e pastaj edhe perandor. Pasi tė folurit ka qenė primar pėr zhvillimin shoqėror tė atėhershėm, tė folurit nė atė kohė ėshtė klasifikuar si njė ndėr artet mė tė bukura dhe ėshtė quajtur REGINA ARTUM qė nė gjuhėn shqipe do tė thotė:” MBRETRESHA E ARTEVE.” Njė perandor i asaj kohe i quajtur Kvintilijan pėr tė folurit thotė: ”Tė folurit ėshtė dhurata mė e madhe qė Zoti i pavdekshėm ia ka falur njeriut”. Me oratori nė ato kohėra nuk janė marr vetėm perandorėt, por edhe tė gjithė njerėzit tė cilėt kanė pasur punė me popullatė si qė janė oficerėt ushtarak, filozofėt, shkencėtarėt dhe tė gjithė shtetarėt. Pėr tė qenė orator i mirė duhet qė tė folurit tė jetė i
mirė, prandaj shkenca e cila e kultivon tė folurit quhet logopedi. Logopedia si shkencė ėshtė aplikuar edhe mė herėt qė do tė thotė nė kohėn mė tė hershme duke kultivuar tė folurit e bukur, por hovin mė tė madh e arrin nė shekullin e V-tė para erės sė re. vitet 436-338 p.e.re. Njė mėsues grek i oratorisė i quajtur Isokrates e ka ushtruar Demostenin, oratorin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave i cili ka belbėzuar qė nga mosha pesėvjeēare.
Deri nė vitin l905 me ushtrimin e logopedisė kryesisht janė marr psikologėt, mėsuesit, otorinolaringologėt, filozofėt dhe foniastet. Nė vitin l905 njė mjek gjerman i ORL-sė i quajtur Gucman Herman e ka hapur nė Berlin njė repart pėr mjekimin e personave me pengesa nė tė folur dhe ai repart ėshtė quajtur reparti i foniatrisė dhe prej kėtu fillon hapi i parė i organizuar i punės logopedike. Njashtu nė vitin l913 hapet nė Vienė njė shkollė e logopedisė nė krye me Dr.Emil Froshelsomin dhe prej kėtu fillon ndarja e logopedisė prej foniatrisė. Nga ky moment, foniatria merret me mjekėsi, ndėrsa logopedia merret me patologjinė e tė folurit dhe zėrit. Nė vitin 1927 nė Roterdam formohet biblioteka e parė nė botė e logopedisė. Tek ne logopedia ka filluar tė aplikohet shumė vonė dhe pothuaj se edhe tash shumė prindėr fėmijėt e tė cilėve kanė probleme me tė folurit nuk dinė se ekziston njė shėrbim i tillė. Personi i cili merret me logopedi quhet logoped ose logopedist, ndėrsa nė disa vende tė botės logopedi ka emėr tjetėr i cili i pėrgjigjet termit tė gjuhės sė atij vendi. Nė SHBA logopedi quhet: ”Speech and Language terapist” (Terapeut i tė folurit). Nė shumė vende tė Evropės logopedi quhet: ”Speech and lonnguage patholog (Patologist i tė folurit). Nė disa vende tė tjera si nė Japoni etj. ”Speech Clinician” ( Ekspert klinik i tė folurit) etj.
Edhe pse logopedia ėshtė shkencė e vjetėr, nė Kosovė pothuaj se fare pak dihet se ekziston kjo shkencė. Shumė prej prindėrve tė fėmijėve me pengesa nė tė folur nuk dinė fare se tė folurit mund tė korrigjohet dhe tė bėhet normal. Fėmija, pėr njė pengesė ose tė metė tė vogėl nė tė folur duhet tė vuaj gjatė tėrė jetės, gjė qė ėshtė mėkat i madh.madh. Nė kohen e para vitit 1990 nė Kosovė formuam njė shoqatė tė quajtur me emrin Shoqata e defektologėve tė Kosovės me seli nė Prishtinė. Kjo shoqatė kishte disa projekte shumė tė mira lidhur me problemet e tė gjitha kategorive tė personave me pengesa nė zhvillimin e tyre psiko-fizikė, por pėr fat tė keq, shteti i atėhershėm nuk ishte fare i interesuar pėr kėto projekte edhe pse nė atė kohė kishim disa kuadro tė pakta, por shumė kualitative dhe me zell pune. Shoqata llogariti se nė Kosovė duhen mė se 630 defektolog (pedagog special) pėr t’i mbuluar sado pak nevojat e arsimimit dhe edukimit special, por kjo hasi nė vesh tė shurdhėr. Shoqata propozoi qė pranė Fakultetit Filozofik tė hapen disa degė si qė janė: logopedia, surdopedagogjia, tiflopedagogjia dhe fizioterapia, por kėto propozime nuk u realizuan. Po ashtu Shoqata propozoi qė tė hapet Fakulteti pėr pedagog special nė Prizren, por edhe ky projekt dėshtoi. Pėrsa u pėrket kuadrove profesionale tė pedagogėve special, Kosova ėshtė shumė e varfėr. Edhe ato pak kuadro qė kanė qenė para lufte, janė jashtė procesit mėsimor. Disa prej tyre kanė shkuar nė botėn e jashtme, disa janė pensionuar, disa bredhin rrugėve si tė papunė dhe njė numėr prej 9-l0 prej tyre punojnė. Shoqėria Kosovare nuk ka qenė fare e interesuar pėr kėto kuadro. Fėmijėt dhe rinia tė cilėt kanė pengesa psiko-fizike nė njė anė i ka dėnuar Zoti dhe nė anėn tjetėr po i dėnon shoqėria. Numėr i
vogėl tė kėtyre personave janė pėrfshirė nė ndonjė shkollė, por njė armatė e tyre bredhin rrugėve pa ndihmėn e askujt. Nė pozitė mė tė vėshtirė janė fėmijėt me probleme nė tė folur, pėr tė cilėt nuk kujdeset askush dhe as prindėrit e tyre. Mė sipėr pėrmenda se popullata Kosovare shumė pak dinė se ekziston shkenca e LOGOPEDISĖ e cila merret me korrigjimin e tė folurit dhe zėrit dhe se nė Kosovė ka disa logoped specialist pėr kėtė lėmi, prapė prindėrit pėr njė pengesė tė vogėl qė kanė fėmijėt e tyre, nuk ndėrmarrin asgjė pėr ta elimininuar atė. Kjo pakujdesi u kushton fėmijėve tė tyre shumė shtrenjtė si nė shkollė, po ashtu edhe nė rrethin shoqėror. Fėmija nuk ėshtė fajtor pėr pengesėn qė ka, por prindi po, nga se nuk ndėrmerr asgjė lidhur me mjekimin e fėmijės sė tij. Si ēdo sėmurje tjetėr qė kėrkon mjekim, edhe tė folurit, po ashtu kėrkon mjekim. Kėtė mjekim si ceka mė sipėr e bėnė logopedi-ekspert pėr tė folur. Disa nga pengesat nė tė folur mund tė eliminohen pėr njė kohė tė shkurtėr, por ka edhe pengesa tė cilat kėrkojnė tretman /kohė/ mė tė gjatė. Disa prej prindėrve kur i sjellin fėmijėt e tyre nė vizitė kėrkojnė dhe shpresojnė qė pengesa tė eliminohet menjėherė, por kjo nuk ėshtė e mundur. Si ēdo sėmurje tjetėr qė kėrkon terapi, edhe puna logopedike kėrkon kohė pėr ta mjekuar pacientin. Sa mė herėt qė fėmija fillon tė mjekohet nga pengesat nė tė folur, aq mė herėt dhe mė me sukses do tė pėrfundoj mjekimi. Kur sėmurja “vjetrohet”edhe mjekimi ėshtė mė i gjatė dhe kėrkon kohė mė tė gjatė. Logopedi nuk ka shkop magjik qė ta largoj pengesėn aty pėr aty, por do ta eliminoj me ushtrime dhe metoda logopedike. Disa nga pengesat mund te eliminohen edhe gjatė njė seance tė vetme, por kur pengesa ėshtė e madhe dhe e rėndė, ajo kėrkon kohė dhe durim, por suksesi nuk do tė mungon.Pasi nėpėr shkolla ka numėr tė madh tė nxėnėsve tė cilėt nuk i artikulojnė mirė
tingujt fonetik edhe nė shkrim-lexim kanė pengesa, por edhe ngecje nė tė folur, belbėzime tė shkallėve tė ndryshme, tė folur me hundė(nazalitet) e pengesa tė tjera. Ėshtė e kėshillueshme qė ēdo shkollė ta ketė nga njė logoped i cili do tė punonte vazhdimisht nė kėto probleme. Pasi shkollat tona nuk i kanė kushtet e mira, atėherė do tė ishte mirė qė njė logoped tė punoj nė dy-tri shkolla. Kjo do ta lehtėsonte jo vetėm punėn e mėsuesve, por edhe tė prindėrve tė cilėt nuk do tė kishin nevojė pėr dėrgimin e fėmijėve tė tyre nė ato vende ku ka shėrbim logopedik.
Irfan M.Bojaxhiu,defektolog
Prizren,mė tel. 0377-o44-337-008 Email:irfanbojaxhiu@hotmail.com



Opsionet e njoftimit kerko ne njoftim(e)
kerko ne njoftim(e):

kerkim i avancuar

Shko tek


Powered by: vB V. 3.6.4 (German technology)
Copyright ©2000 - 2014, J. E. Ltd.
Mbėshtetur nga: Shoqata "Miqėsia"