Abonohuni tek kjo Rubrike
» Adresari i Biznesit
1-2-3 klikime...
dhe klienti ju gjen menjėherė!
...pėr Adresarin klikoni kėtu!
para se te aplikoni!
 

Njoftime.com
Zurück   Njoftime.com > ofroj vende pune
Kontakti/rreth nesh Marketing Regjistrohu Publiko/pyetje-pergjigje Kalendari Adresari

 
Opsionet e njoftimit
  #1  
Alt Publikuar: 16.05.2006 08:22
DAP DAP ist offline
 
regjistruar: 24.04.2006
postime: 27
Standart AL, Tiranė ofroj vend pune si Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranė

REPUBLIKA E SHQIPERISE
Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve

Ne zbatim te ligjit Nr.8549, date 11.11.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”, Departamenti i Administrates Publike shpall konkurimin per 1 vend te lire ne pozicionin Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.

Kandidatet duhet te plotesojne kerkesat e pergjithshme per pranimin ne Sherbimin Civil ne perputhje me Nenin 12 te Ligjit nr.8549, date 11.11.1999, "Statusi i Nepunesit Civil".

Kerkesa te veēanta per kandidatet
Te kete mbaruar Arsimin e Larte ne nje nga deget Ekonomik ose Drejtesi, perbejne avantazh studimet dhe kualifikimet pasuniversitare
Te kete jo me pak se 5 vjet eksperience ne pune
Te zoteroje gjuhen angleze
Te perdore programet baze te punes ne kompjuter
Te kete aftesi te mira komunikuese dhe menaxhuese

Paga e pozicionit eshte ne kategorine I-b (112706 + 186 leke per cdo vit vjetersi)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet te paraqese brenda dates 06.06.2006 ne Kutine Postare Nr.1751 te Departamentit te Administrates Publike, prane Keshillit te Ministrave keto dokumenta: kerkesen per Aplikim, CV-ne, fotokopje te diplomes dhe librezes se notave, te librezes se punes, certifikateve te kualifikimit, deshmive te gjuheve te huaja dhe kompjuterit, vertetimin e gjendjes gjyqesore te pakten nje leter rekomandimi, nje numer telefoni per tu kontaktuar si dhe adresen e plote te vendqendrimit. (Mosparaqitja e plote e dokumentave sjell skualifikim te kandidatit).

KONKURIMI: Konkurimi eshte i hapur per nepunesit civile te se njejtes klase nepermjet procedurave te levizjes paralele. Nese vendi nuk plotesohet nga keta kandidate, konkurimi zhvillohet me kandidatet jashte administrates publike, sipas procedurave te pranimit ne sherbimin civil.
Pas verifikimit paraprak, me date 09.06.2006 ne seline e Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, do te shpallet lista e konkurenteve, qe do te vazhdojne me tej konkurimin si dhe data kur do te zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me goje. Konkurimi do te bazohet ne njohurite per menaxhimin e burimeve njerezore dhe financat ne sektorin publik, organizimin dhe funksionimin e administrates publike, legjislacionin ne fushen e prokurimeve, legjislacionin e procedurave administrative, legjislacioni ne fushen e etikes dhe te parandalimit te konfliktit te interesave, njohuri mbi gjuhen angleze (paraqitja nen nivelin mesatar perben skualifikim te kandidatit), dhe ne vecanti mbi rekomandimet e qeverise ne lidhje me rekomandimet e qeverise ne lidhje me turizmin (Programi i Qeverise www.keshilliministrave.al) si dhe kandidatet duhet te paraqesin nje vizion te tyre mbi menyren e organizimit dhe te menaxhimit te Ministrise



Opsionet e njoftimit kerko ne njoftim(e)
kerko ne njoftim(e):

kerkim i avancuar

Shko tek


Powered by: vB V. 3.6.4 (German technology)
Copyright ©2000 - 2014, J. E. Ltd.
Mbėshtetur nga: Shoqata "Miqėsia"