Abonohuni tek kjo Rubrike
» Adresari i Biznesit
1-2-3 klikime...
dhe klienti ju gjen menjėherė!
...pėr Adresarin klikoni kėtu!
 

Njoftime.com
Zurück   Njoftime.com > Turizėm
Home Kontakti/rreth nesh Marketing Regjistrohu Publiko/pyetje-pergjigje Kalendari Adresari
 
Opsionet e njoftimit
  #1  
Alt Publikuar: 15.03.2012 09:45
mtiplus mtiplus ist offline
 
regjistruar: 26.10.2011
postime: 86
Standart Udhetim Turistik ne Barcelone 28 Mars-01 Prill

Udhetim Turistik ne Barcelone 28 Mars






Udhetim ne Barcelone.
Data 28 Mars -1Prill 2012, 4 Nete.
Cmimi 569 Eur.

Fluturim me Avion Alitalia, Hotel ne qender, Ekskursione ne Barcelone dhe Montserrat me autobuz dhe guide.
Nisja me Alitalian nga Tirana mengjes 06.15 mberritja 10 55.
Nisja nga Barcelona ne mengjes dhe mberritja ne Tirane mesdite.

I pozicionuar ne derdhjen e lumit Llobregat Barcelona rethohet nga 2 malet: Montjuic dhe Tibidabo. Bregdeti I Barcelones I cili shtrihet per kilometra te tera permban nje nga rezortet me te njohura ne Europe Costa Brava. Me nje popullsi prej 1.5 milion banor ky qytet eshte qyteti I dyte ne Spanje, me nje port shume te rendesishem, industri te zhvilluar dhe dhe nje qender te madhe metropolitane. Ky qytet i veshur me ngjyre jeshile i dekoruar nga parqet, kopshtet dhe palmat e shumta te shpalos pamjen e nje qyteti mesdhetar i pagezuar me nje klime mesdhetare.
Programi i Plote


Dita 1:
Nisja heret ne mengjes dhe mberritja ne Barcelone rreth ores 11 00. Transferta me autobus per ne qender te qytetit. Tour panoramic me autobus dhe guide te qytetit gjate te cilit do te behet nje prezantim I historise se Barcelones, qe nga themelimi I tij dhe rrugen e gjate e te trazuar ku ka kaluar ne shekuj per te cilat flasin qarte ndertesat e vjetra dhe te reja.
Vizite nga brenda ne Katedralen e famshme te Barcelones, Sagrada Familia, ndertimi te ciles ka filluar ne vitet 1900 dhe vazhdon akoma ne ditet e sotme. Nje project fantastic I stilit Art Nouveau prezantuar nga arkitekti I famshem spanjoll Antonio Gauti qe I kushtoi 40 vjet nga jeta e tij ndertimit te kesaj katedrale ku vdiq dhe ka varrin e tij.
Me tej do te vazhdojme turin me autobus te nje tjeter pjese te Barcelones, ne kodren Montjuic, pika me e Barcelones ku ndodhet dhe Keshtjella Montjuic. Do te shijoni panoramen e qytetit te ri, qytetit te vjeter, bregdetit dhe portit gjigand te Barcelones

Pas turit panoramik pushim rreth 2 ore per dreke ne sheshin Catalonya.

Pasdite do te vazhdojme nje shetitje me kembe ne nje nga rruget me te njohura te Barcelones, Las Ramblas e cila eshte nje rruge shume e rendesishme qe lidh Sheshin Catalunya me Sheshin Portal de la Pau. Pikerisht shetitja jone do te filloje nga Sheshi Catalunya, nje shesh I madhe dhe nje nga me te rendesishmit e Barcelones. Do te vazhdojme ecjen pergjate rruges Las Ramblas, e cila eshte pikerisht simboli I Barcelones se vjeter me ndertesat karakteristike duke perfunduar ne sheshin Portal de la Pau ku ndodhet dhe statuja e Kolombos. Do te vazhdojme rrugen pergjate bulevardit buze detit ku ndodhen qendra tregetare moderne Maremagnum, Akuariumi dhe do te perfundojme ne shetitoren Waterfront ku ka dhe shume restorante te kendshme buze detit per darke.
Kthim ne hotel pas darkes me metro ose taksi.

Dita 2:
09.00 Pas mengjesit Ekskurison ne Montserat me autobus. Ky eksursion na con ne manastirin e Montseratit ne pamjet e mrekullueshme te maleve. Pasi autobuzi ndalon ne parkimin e autobuzave ne do te vazhdojme ngjitjen ne manastir me teleferik. Kohe e lire ne rugicat tipike te montseratit.
Gjithashtu mbas nje ecje me kembe do te vizitojme kishen e vetmuar ne buze te shkembit me nje pamje te mrekullueshme te SANTA COVA. Kthimi ne dreke ne Barcelone

Mbasdite
  • Akuariumi
  • Vizite shoping tek qendra tregtare Maremagnum.
Kthim ne hotel ne mbrejme

Dita 3:
09.00 Pas Mengjesit do te vazhdojme me nje kryeveper tjeter te Gaudi-it Park Guell, I cili gjithashtu ka filluar ndertimin ne 1900, per te qene nje nga parqet moderne te Barcelones. I frymezuar nga parqet dhe kopshtet e londres industrialisti i njohuhur i Barcelones Euzebi Guell ngarkoi me detyre arkitektin e njohur dhe mikun e tij Gaudi te projektonte dhe ndertonte nje zone rezidenciale me 60 vila midis gjelberimit dhe parkut.
Brenda Park Guelit ndodhet dhe shtepia muze e Gaudit ku ai ka jetuar 20 vjet.
Mbas park Guell vizita vazhdon me Muzeu Nacional I Artit te Barcelones (MNAC bileta e hyrjes 8,5 eur).
Mbasdite e lire ose vajtje ne Qendren Tregtare Gloria ose Diagonal Mar.
Kthim ne hotel pas darkes me metro ose taksi.
Dita 4:
Pas mengjesit nisja per TIBIDABO, pikes me te larte te qytetit. Aty do te vizitohen:
Bazilika e Tibidabos
Parku i Lodrave te Tibidabos
Mbasdite vajtje ne Kopshin zoologic te Barcelones
Darke e lire.
Dita 4:

Pas mengjesit nisja per ne aeroport per te marre fluturimin per ne Tirane.
Ne pakete perfshihen:
  • Udhetimi me avion vajtje – ardhje
  • 4 nete akomodim ne hotel ne qender me mengjes (Hotel Paralel)
  • Transfertat aeroport / hotel / aeroport
  • Ekskursionet sipas programit me guide
  • Ekskursion me autobuz ne Montserat
  • Shoqerues dhe asistence nga agjensia
Ne pakete nuk perfshihen:
  • Drekat dhe darkat
  • Hyrjet ne monumete dhe muzeume
  • Cdo gje qe nuk eshte permendur ne rubriken “perfshihet”
CMIMET E BILETAVE NE MONUMENTE DHE MUZEUME

  1. Sagrada Familia, Barcelone: 12 Euro
  2. Aquariumi, Barcelone: 17 Euro
  3. Museu Nacional I arteve te Catalunyas MNAC, Barcelone: 8,5 Euro
  4. Museu Historic I Barcelones:7 Euro
  5. Camp Nou Experience : 22 eur
Shenim:

Duke u bazuar ne ligjin pe te drejtat e autorit, ndalohet kopjimi ose perdorimi i cdo materiali, tekst apo foto (per qellime biznesi), nga kjo faqe interneti. Ne rast se verehen tentativa te tilla do te perdorim te gjitha format ligjore per ndeshkimin e tyre.

Kontakt:
MTI TRAVEL

tel: +355 4 2248746
Fax: +355 4 2248746
klikoni foton pėr ta zmadhuar
Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  barcelona 01.jpg
S: 38
Madhesia:  13.6 KB  



Opsionet e njoftimit kerko ne njoftim(e)
kerko ne njoftim(e):

kerkim i avancuar

Shko tek


Powered by: vB V. 3.6.4 (German technology)
Copyright ©2000 - 2014, J. E. Ltd.
Mbėshtetur nga: Shoqata "Miqėsia"