• Shkoder, ofroj vend pune Menaxher Dyqani - Shkodër

eppc kërkon një Menaxher Dyqani për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të njohura ndërkombëtare të Retail-it në vend, në industrinë e modës.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Menaxhimi dhe motivimi i stafit të dyqanit për të maksimizuar efikasitetin në punë me qëllim rritjen e shitjeve ditore;
• Supervizimi i stafit, ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë, organizimi dhe zbatimi i turneve dhe orareve të punës për personelin e dyqanit;
• Menaxhimi i niveleve të stokut dhe kontrollit të tij;
• Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
• Përpilimi i raporteve statistikore periodike me qëllim analizimin e shitjeve dhe parashikimin për rritjen e tyre në të ardhmen me qëllim maksimizimin e përfitimeve nga dyqani;
• Përfshirja në ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të kënaqshëm klientëve, si dhe ndjekja e procesit të porosive;
• Sigurimi i standarteve të cilësisë, paraqitjes dhe vendosjes së mallit në dyqan;
• Bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha departamentet e tjera me qëllim ndjekjen e të gjitha cështjeve të dyqanit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Përvojë e mëparshme në menaxhimin e shitjeve me pakicë (Eksperienca në Retail është domosdoshmëri);
• Të zotëroj shkëlqyeshëm gjuhën Angleze;
• Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
• Të jetë i orientuar drejt nevojave të klientit;
• Të shfaq aftësi të mira planifikuese dhe menaxhuese.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher Dyqani;
Vendndodhja: Shkodër;
Orari: 45 orë në javë;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 13.07.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top