• Manaxher I Fushatave Marketing

Do tëfillosh një punë të re? Në “E Diell” ofrohet një sfidë e vërtetë mes më të mirëve në fushën e menaxhimit.
Mos hezito!
Ia vlen gjithmonë, të jesh më i miri!

Top Channel në "E Diell" lançon për herë të parë mundësinë reale për të fituar një vend pune. Personalitete sfidante, ambicioze, konkurues dhe mbi të gjitha me dëshirën për të fituar. Aplikantët do të garojnë mes tyre, por vetëm njëri do jetë fituesi i vendit të punës.

Bashkëudhëtar me ne në këtë sfidë, do të jetë ALBtelecom, një nga kompanitë lider në treg. Paga e ofruar është mbi 100.000 Lekë, NETO në muaj si dhe shumë përfitime të tjera që e bëjnë akoma dhe më të kërkuar këtë pozicion. Kjo mundësi, këtë rradhë është e juaja, drejtëpërdrejtë në Top Channel, pa ndërhyrje.
Një sfidë që të ndryshon jetën!
E ke në dorë vetëm ti!
APLIKO TANI!

Ne kërkojmë:
Manaxher të Departamentit të Fushatave Marketing, pjesë e Grupit Marketing të kompanisë Albtelecom dhe Eagle Mobile, me linjë të drejtpërdrejtë raportimi tek Drejtori i Komunikimit të Marketingut. Pozicion manaxhues me katër punonjës nën varësi të drejtpërdrejtë dhe me një paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
Manaxheri i Fushatave Marketing luan një rol kyç në përcjelljen e mesazhit të kompanisë, prandaj kandidati ideal që kërkojmë është një person kreativ, me aftësi të shkëlqyera organizative dhe pasionant për punën. Puna me objektiva të përcaktuara qartë dhe me afate kohore, do të jenë sfidat me të cilat do të përballeni.
Kandidati që do të ketë mundësi t’i bashkohet skuadrës dinamike të Albtelecom dhe Eagle Mobile do të kontribuojë si një person me rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e fushatave marketing të produkteve, ofertave dhe imazhit duke siguruar që të jenë të suksesshme. Bashkëpunimi me kompanitë kreative do të jetë një përgjegjësi e vazhdueshme e këtij pozicioni.

Detyrat kryesore të menaxherit që kërkojmë konsistojnë në:

  • Planifikimin dhe zhvillimin e fushatave të suksesshme marketing sipas planit strategjik të kompanisë dhe burimeve financiare në dispozicion. Arritja e pritshmërive të korporatës për këtë pozicion vlerësohet nëpërmjet treguesve specifikë të performancës të cilët masin efektivitetin e përcjelljes së mesazhit;
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme, në të gjithë kanalet e komunikimit, fushatat marketing për të siguruar arritjen e objektivave, përcjelljen e mesazhit në mënyrën më efektive dhe përdorimin efiçent të burimeve financiare;
  • Manaxhon skuadrën për të cilën është përgjegjës dhe mundëson prodhimin e rezultateve më të mira duke motivuar dhe zhvilluar pjesëtaret e saj.

Personat e interesuar mund të aplikojnë nëpërmjet faqes zyrtare të Top Channel në linkun http://top-channel.tv/new/tv/ediellcasting_AT.php, ose të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën hr@albtelecom.al.

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
 


Apply
Back
Top