• Tirane, ofroj vend pune CALL CENTER MANAGER

Pharma One eshte distributori kryesor farmaceutik ne Shqiperi me mbi 20% te vleres se tregut. Misioni yne eshte sherbimi ne kohen dhe cilesine e duhur te te gjithe kerkesave te tregut farmaceutik. Investimet ne teknologji, personel dhe infrastrukture moderne te shperndarjes e vendos natyrshem Pharma One si partnerin me te besueshem dhe te rendesishemte subjekteve farmaceutike ne vend.

Misioni i Burimeve Njerezore tek Pharma One eshte: te punesoje kandidate te pershtatshem per çdo profil pune ; te zhvilloje profesionalisht punonjesit nepermjet programeve te trajnimit dhe zhvillimit personal ; t'i jap mundesine çdo punonjesi te rritet ne karriere brenda kompanise sepse ne besojme se se bashku mund te rritemi me shpejt.

Aktualisht jemi te interesuar te punesojme: CALL CENTER MENAXHER

PERGJEGJESITE KRYESORE:

1. Pergjegjesia kryesore e Menaxherit eshte menaxhimi i stafit dhe objektivave te Dept. te Shitjes.
2. Hartimi dhe implementimi i planit te shitjeve dhe monitorimi ditor/mujor i arritjes se objektivave per secilin nga operatoret e shitjes.
3. Menaxhimi dhe organizimi i stafit , ndarja e objektivave, organizimi i turneve.
4. Raportimi i tendences se shitjeve dhe rezultateve ne baza ditore, mujore , tremujore dhe vjetore.
5. Parashikimi i volumit te shitjes dhe zhvillimi i objektivave sipas territorit, produkteve, klienteve specifik.
6. Zbatimi i planit te shitjes ne bashkepunim te ngusht me departamentin e Marketingut.
7. Pergjegjes per orientimin dhe trajnimin e punonjesve/operatoreve te rinj, hartimin e planit dhe objektivave te punes, monitorimin ditor te tyre , motivimin dhe vleresimin e performances.
8. Mban kontakte te ngushta me klientet e kompanise dhe bashkepunon ngusht me departamentin e kujdesit ndaj klientit.


AFTESITE DHE KUALIFIKIMET:

1. Diplome ne Fakultetin Ekonomik ( ne degen Administrim Biznesi ose Marketing).
2. Mbi tre vjet eksperience pune ne fushen e shitjeve (eksperience pune ne fushen farmaceutike, menaxhim call center ose ne shitjet me pakice perben avantazh).
3. Te kete aftesi shume te mira raportuese dhe organizuese.
4. Te kete aftesi analitik , te krijoje dhe te analizoje raporte ne lidhje me rezultatet e shitjeve dhe te jap rekomandime perkatese.
5. Te kete njohuri shume te mira te tregut.
6. Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe nderpersonale.
7. Te jete i orientuar ndaj sherbimit te klientit .
8. Te kete aftesi per te krijuar dhe mbajtur marredhenie me klientet.
9. Te kete aftesi te shkelqyera negociuese dhe bashkepunuese.
10. Te kete aftesi krijuese dhe te jete i hapur ndaj ndryshimeve.
11. Te jete ne gjendje te punoje me intensitet te larte pune dhe nen presion.
12. Te kete aftesi menaxhuese dhe trajnuese te stafit te shitjeve .
13. Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office.
14. Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (folur, shkruar)


Kandidatet e interesuar duhet te dergojne nje CV me fotografi ne adresen hr@pharmaone.al deri ne date 30 Nentor 2014.
Vetem kandidatet qe plotesojne te gjitha kriteret do te kontaktohen per interviste.

Departamenti i Burimeve Njerezore
www.pharmaone.al
 


Apply
Back
Top