• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes Prodhimi

"Albanian HR Solutions" është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Përgjegjës Prodhimi"

Detyrat/Pergjegjësitë

• Organizon procesin e prodhimit mbi bazën e planit të shitjes, së kapacitetit të makinerive dhe të burimeve njerëzore
• Bashkëpunon me drejtuesit për të përcaktuar objektivat e prodhimit dhe fazat e tij
• Përcakton një plan prodhimi mbi bazën e planit të shitjeve
• Krijon cdo ditë një plan pune i cili përcakton aktivitetin dhe metodat e prodhimit
• Kujdeset për skedat e prodhimit të cdo makinerie dhe për realizimin e prodhimit
• Bashkëpunon për përgatitjen e buxhetit të prodhimit
• Organizon dhe menaxhon burimet njerëzore në varësi të nevojave të prodhimit
• Koordinon punën me departamentin e logjistikës dhe me magazinën
• Kontrollon dhe mirëmban makineritë e prodhimet dhe pajisjet e tjera

Kualifikime/ Kërkesa:

Diplomë Universitare për Ekonomi
Eksperiencë 3-5 vjecare pune në poste të njëjta

Aftësitë:

• Aftësi shumë të mira komunikuese
• Aftësi shumë të mira organizuese dhe drejtuese
• Aftësi planifikuese dhe analizuese

Aftësi të tjera:

• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (vecanërisht të Microsoft Excel)

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 05.09.2014 në adresën elektronike: admin@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top