• Tirane, ofroj vend pune PERFAQESUES MJEKESOR

Pharma One eshte distributori kryesor farmaceutik ne Shqiperi me mbi 20% te vleres se tregut. Misioni yne eshte sherbimi ne kohen dhe cilesine e duhur te te gjithe kerkesave te tregut farmaceutik. Investimet ne teknologji, personel dhe infrastrukture moderne te shperndarjes e vendos natyrshem Pharma One si partnerin me te besueshem dhe te rendesishemte subjekteve farmaceutike ne vend.
Misioni i Burimeve Njerezore tek Pharma One eshte: te punesoje kandidate te pershtatshem per çdo profil pune ; te zhvilloje profesionalisht punonjesit nepermjet programeve te trajnimit dhe zhvillimit personal ; t'i jap mundesine çdo punonjesi te rritet ne karriere brenda kompanise sepse ne besojme se se bashku mund te rritemi me shpejt.


Aktualisht jemi te interesuar te punesojme: PERFAQESUES MJEKESOR

Profili i Punes: Perfaqesuesi Mjekesor ka si detyre te promovoje produktet e kompanise ne zonen perkatese; te zhvilloje dhe mbaje marredhenie te ngushta me personelin mjekesor; te siguroje nje mbulim total te zones per te cilen eshte pergjegjes; te raportoje ne menyre periodike mbi ecurine e produkteve.

Aftesit dhe kualifikimet:

1. Diplome Universitare ne degen e Mjekesise, Farmacise.
2. Eksperienca te meparshme ne kete fushe dhe referencat perbejne avantazh
3. Njohuri ne fushen e marketingun farmaceutik
4. Aftesi te shkelqyera komunikuese dhe bindese
5. Aftesi shume te mira per te punuar ne grup
6. Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
7. Njohuri kompjuterike
8. Leje drejtimi automjeti, klasi B
9. I gatshem te udhetoje ne rrethe

Kandidatet e interesuar duhet te dergojne nje CV ne adresen hr@pharmaone.al deri ne date 25 Shtator 2014.
Vetem kandidatet qe plotesojne te gjitha kriteret do te kontaktohen per interviste.

Departamenti i Burimeve Njerezore
www.pharmaone.al
 


Apply
Back
Top