• Tirane, ofroj vend pune Teknik per Sistemet Ngrohje-Ftohje (HVAC)

ACREM është kompania lider në tregun Shqiptar që ofron shërbime cilësore menaxhimi, specializuar më së shumti në menaxhimin e qendrave tregtrare por jo vetëm, aktualisht në drejtimin e suksesshëm të së cilës janë qendrat tregtare më të rëndësishme në Shqipërisi: TEG- 180 dyqane dhe QTU- 90 dyqane

ACREM kërkon të punësoj : Teknik për Sistemet Ngrohje-Ftohje (HVAC)


Përshkrim i Pozicionit të Punës

Tekniku i Sistemeve HVAC në Dep. Teknik në Qendër Tregtare është përgjegjës për kryerjen e detyrave të kualifikuara përsa i përket inspektimit, riparimit, instalimit apo modifikimit të sistemeve ngrohje, ventilim, kondicionim, sistemeve ftohëse dhe pajisjeve që lidhen me këto të fundit. Kryen mirëmbajtjen dhe shërbimet periodike të pajisjeve HVAC, Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Aspirator, Kondicioner, AHU etj...

Detyrat dhe përgjegjësitë

1. Kontrollon, inspekton si dhe bën mirëmbajtjen periodike (ditore, javore, mujore, etj) sipas formateve PPM të sistemit dhe pajisjeve HVAC si: Chiller, VRV/VRF, FanCoil, Kondicioner, AHU, aspiratorë, kondicionerë etj.
2. Monitoron gjëndjen e pajisjeve si dhe parametrat e operimit të tyre. Kujdeset që ambjentet e qendrës si dhe njësitë që operojnë brenda (dyqanet) të kenë temperaturë optimale.
3. Jep zgjidhje teknike, riparon dhe zëvendeson pajisjet, pjesët, komponentët që kanë defekt të cilat janë pjesë e sistemit HVAC.
4. Kryen riparimin e defekteve bazike të komponentëve elektrike / elektronike të cilët janë pjesë përbërëse e pajisjeve HVAC (switch-e, termostate, presostate, fan, timera, dampera, rele) apo riparime të defekteve në sistemin e kabllimit (lidhjes së komponentëve me panelet e kontrollit).
5. Mban raporte për problemet dhe materialet që mungojnë si dhe detyrat/punimet e kryera si dhe raporton rreth problemeve dhe defekteve të pajisjeve tek Supervizori Mekanik.
6. Kryen kontrollin, monitorimin dhe mbarëvajtjen e sistemeve hidraulike në mungesë të teknikut hidraulik si dhe të sistemeve të tjera mekanike.
7. Kryen detyra të tjera të caktuara nga Supervizorët dhe Menaxheri i Departamentit.

Kërkesa dhe kritere

1. Te ketë diplomë të shkollës së mesme profesionale apo certificatë për sistemet HVAC ose sisteme të tjera mekanike.
2. Të njohë mirë sistemet HVAC dhe mënyrën e funksionimt të tyre.
3. Të ketë njohuri rreth sistemeve të tjera mekanike dhe hidraulike.
3. Të jetë i aftë të operojë dhe ti japë zgjidhje problemeve dhe defekteve të ndryshme të pajisjeve HVAC.
4. Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet si: Chiller, VRV/VRF,
FanCoil, Kondicioner, AHU, Aspirator, Kondicioner etj…

Mbyllja e aplikimeve në dt. 20. 11. 2014

Kandidatët e interesuar mund të dërgojne CV-te duke specifikuar në subject pozicionin për të cilin aplikojnë në adresën elektronike:

hracrem@acrem.al

Ju bëjmë me dije se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë!
 


Apply
Back
Top