• ofroj vend pune Specialiste Burimeve Njerezore

Ndërtim
Përshkrimi i punës
Ky pozicion konsiston në formulimin dhe ruajtjen e dosjes së të dhënave për çdo punonjës dhe për realizimin e të gjithë proçedurave të Burimeve Njerëzore, si më poshtë:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Formulon dhe përgatit dosjen personale me dokumenta të secilit punonjës, sipas rregullores së kompanisë dhe përditëson dokumentacionin e çdo punonjësi.
- Bën analizën e punës për të përcaktuar nevojën për personel dhe për të përditësuar dhe përshkruar me detaje përshkrimet e punës për çdo pozicion.
- Përgatit dhe publikon vendet e lira të punës, me përshkrimet përkatëse dhe kushtet e punës për secilin pozicion.
- Bën analizën e dokumentacionit të aplikantëve dhe më pas përcakton proçedurat e mëtejshme të përzgjedhjes.
- Merr pjesë në intervistat e punës për aplikantët, me eprorin e drejtpërdrejtë dhe specialistë të fushës ku kërkohet punonjës i ri.
- Realizon orientimin e punonjësve të rinj në organizatë.
- Aplikon dhe administron formatin e vlerësimit të performancës te punonjësit e Kompanisë.
- Studion dhe vendos strategjitë për motivimin dhe rritjen e produktivitetit të punonjësve.
- Mban protokollin e aplikantëve, regjistron çdo aplikant si dhe bën shënimet në rubrikat përkatëse.

Kualifikimi i kërkuar:
- Diplomë Universitare në Burime Njerëzore ose fusha të ngjashme.
- Preferohet të ketë realizuar kërkime, kurse dhe trajnime në fushën e Burimeve Njerëzore apo fusha të ngjashme.
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
 


Apply
Back
Top