• Tirane, Shefe Finance

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë qe Albanian HR Solution ka nisur procesin e selektimit për postin: Shefe Finance

Detyrat që duhet të përmbushë:
• Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr ekipin e kontabilitetit;
• Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare, raporteve financiare dhe informative;
• Mbikqyr miratimin dhe përpunimin e të ardhurave, shpenzimet, dokumentet e kontrollit,
buxhetet e departamenteve, mirëmbajtjen e llogarive, etj.
• Zhvillon dhe zbaton procedurat e financës, kontabilitetit, faturimit dhe auditimit;
• Kontribuon në përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e përfitimeve për të gjithë stafin;
• Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
• Analizon rrjedhën e parasë, kontrollin e kostos dhe shpenzimet për të drejtuar udhëheqjen e biznesit;
• Krijon dhe implementon qëllime afatshkurtra dhe afatgjata të departamenteve, objektivat, politikat
dhe procedurat e punës;
• Ndihmon në koordinimin e të gjitha aktiviteteve me palët e treta për cështjet financiare të kompanisë;

Kualifikime/ Kërkesa:
• Të ketë mbaruar studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet.
• Të ketë eksperiencë në mbylljen e bilanceve.
• Të zotërojë shumë mirë programin Alpha ose Financa 5.
• Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune të ngjashme.
• Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: contact@ahrs.al, brenda datës 26.06.2015.


Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punëdhënësit e tyre të mëparshëm (nëse ka në dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top