• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Prodhimi Mekaniko-Industrial

eppc kërkon një Drejtor Prodhimi për një kompani ndërkombëtare që operon në fushën e prodhimit mekaniko-industrial.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Mbikëqyr procesin e prodhimit duke siguruar prodhimin në kohë, me cilësi dhe me kosto efektive;
2. Planifikon dhe Organizon punën dhe proceset ne fabrikë;
3. Vlerëson kostot e prodhimit;
4. Vendos dhe ndjek standardet e cilësisë;
5. Kontrollon zbatimin e programeve të kontrollit të cilësisë;
6. Mbikëqyr, drejton dhe motivon stafin,
7. Vlerëson performancën e stafit;
8. Përgjegjës për funksionimin dhe mirëmbajtjen e makinerive;
9. Siguron ndjekjen e udhëzimeve të shëndetit, mjedisit dhe sigurisë;
10. Siguron blerjen e drejtpërdrejte të lëndëve të para, gjysmë të gatshme dhe materialeve të paketimit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike (domosdoshmëri);
• Përvojë pune mbi 5 vjet si përgjegjës ose drejtues mekaniko-industrial;
Njohje të shkëlqyer të gjuhës Angleze, njohja e Italishtes përbën avantazh;
• Njohuri të mira të materialeve, lëndëve të para dhe gjysmë të gatshme;
• Përvojë në planifikimin dhe monitorimin e prodhimit;
• Njohuri të mira të paketës MS Office;
• Aftësi drejtuese, komunikuese dhe të menduar analitik.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor Prodhimi;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 48 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Aplikimet mbyllen: 25.12.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top