• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës Finance

eppc kërkon një Përgjegjës Finance për klientin e saj, një ndër kompanitë më të mëdha të prodhimit në vend.

Përgjegjësitë kryesore:

1. Mbajtja e kontabilitetit;
2. Kontrolli i aktivitetit financiar të kompanisë;
3. Përgatitja e pagave të punonjësve;
4. Verifikimi dhe kontrolli periodik i kostove me qëllim optimizimin e tyre.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
• Minimalisht përvojë pune 3 vjet në Financë;
• Të zotërojë shumë mirë Financa 5 (Kriter i domosdoshëm);
• Përdorimi i MS Office. (Excel-i është domosdoshmëri);
• Njohuri të mira të gjuhëve Angleze dhe Italiane;
• Të jetë person i përgjegjshëm i përkushtuar në punë.

Të dhënat:

Pozicioni: Përgjegjës Finance;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 15.12.2015.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top