• Tirane, ofroj vend pune Specialiste Ekzekutive Shitje

Kompania "Univer Reklama" shpk, me 16 vite eksperience ne tregun e printimit dhe prodhimit publicitar per hapsira te brendshme dhe te jashtme, ne kuader te zhvillimit te saj dhe rritjes se games se portofolit te produkteve dhe sherbimeve si dhe klienteve te saj, eshte ne kerkim te kandidateje te afte per te menaxhuar, zhvilluar dhe suportuar procesin e shitjes. Kandidatet duhet te kene eksperience te mirefillte ne shitje dhe te kene prirjet e duhura per kete pozicion.

SPECIALIST-E EKZEKUTIVE SHITJE

Detyra Kryesore:

Realizimi i planit te shitjeve duke ndertuar dhe mbajtur kontakte me klientet, nepermjet identifikimit te nevojave te tyre, ofrimit te produkteve te kerkuara, duke ndjekur te gjithe procesin e ofrimit te sherbimit ndaj klientit dhe duke garantuar cilesi ne sherbim.


  • Realizimi I planit mujor te shitjeve ne masen 100%.
  • Kontaktimi I bizneseve te ndryshme dhe realizimi I shitjeve per kliente te rinj.
  • Ndjekja e klientëve të rinj dhe ekzistues (marrëdhënie korrekte, afatgjate dhe pozitive), ne baze te kerkesave dhe nevojave qe ata paraqesin;
  • Përpilimi dhe respektimi i praktikes se brendshme ne vijim te kerkesave te klientit, duke filluar nga:
    • Pergatitja dhe regjistrimi i Urdhër- Porosisë ne sistem;
    • Perpunimit grafik ne bashkepunim me Designer dhe konfirmimit me shkrim nga klienti;
    • Perllogaritjes se cmimit dhe konfirmimit nga klienti, ne bashkepunim me Preventivuesin;
    • Plotesimit te dokumentacionit te plote dhe dorezimit te tij prane hallkave perkatese, (sipas Procedures se Shitjes);
  • Ndjekja e statusit të porosisë me sektorin e Printimit dhe/ose Prodhimit, si dhe te Montimit;
  • Konfirmon me klientin dorëzimin e porosisë tek Klienti, si dhe ndjekjen e etapave te pageses, sipas procedures se percaktuar;
  • Plotësimi dhe regjistrimi i veprimeve ne sistemin e brendshem elektronik (Alpha web) dhe pasqyrimi i statusit te tyre po ne sistem mbi baze ditore;
  • Rakordimi me Departamentin e Financës për faturimin dhe pagesat e Klientëve;
  • Kthim-pergjigje me shkrim te kerkesave te klienteve brenda 1-2 ore nga marrja e kerkeses nga Klienti per kerkesa per produkte standarte dhe komunikimi I klientit per nje afat kur do i kthehet pergjigje per porosi per produkte jo standarte.
  • Dorezimi ne finance deri ne daten 10 te muajit pasardhes i dokumentacionit te plote per cdo porori sipas Procedures se Shitjes.
  • Raportimi tek Koordinatorja e Shitjes dhe Drejtori I Shitjeve mbi baze javore mbi ecurine e punes, klientet, problematiken dhe arketimet, sipas formateve te miratuara;
  • Te gjitha komunikimet ndaj klientit duhet te jene ne cdo rast me shkrim: e-mail ose nenshkrimin fizik te dokumentacionit fizik; Ne cdo komunikim me klientit do vendoset e kopjuar ne e-mail Kordinatorja e Shitjeve dhe per porosi apo kliente te rendesishem edhe Drejtori I Departamentit.
  • Per cdo porosi kur kerkohet oferte jashte cmimeve te miratuara paraprakisht, pregatitet propozimi perkates dhe kalohet per miratim tek Drejtori I Departamentit dhe Administratori I Kompanise..
  • Prezantimin e produkteve/ofertave tek klienti nepermjet kontakteve te here pas hershme, sipas fushatave te organizuara nga Shoqeria apo ne periudha pune jo shume te ngarkuara;
  • Pregatitja e raportit mujor dhe analizave te tjera sipas kerkesave te drejtuesit te departamentit.
  • Si dhe detyra te tjera te nevojshme ne permbushje te detyrave dhe pergjegjesive te punes.

Kualifikimet / Kriteret kualifikuese:
-``
Diplome Universitare, preferohet ne profilin “Marketing”, “Komunikim”, “Menaxhim”, etj;
- Pervoje ne fushen e marketingut dhe shitjes, minimumi 2 vjet;
- Aftesi shume te mira komunikuese
- Aftesi shume te mira organizative
- Aftesi shume te mira prezantuese
- Aftesi per te punuar ne grup
- Njohuri shume te mira te paketes “Office”
- Njohuri shume te mira te Anglishtes

Shënime
Kandidatet qe vleresojne se i plotesojne kriteret tona, te dergojne dokumentacionin e meposhtem me e-mail me subjekt: "EMER MBIEMER/ Specialiste Ekzekutive Shitje" ne adresen: hr@universreklama.com:


  • CV
  • Leter Motivimi

UNIVERS Reklama Indoor&Outdoor Advertising

Departamenti i Burimeve Njerezore
Mbikalimi i Ri i Rinasit, Qafe Kashar, Tirane


 


Apply
Back
Top