• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues/e shitjesh

Alba Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj në fushat: Financë dhe Kontabilitet (mbajtje të llogarive, marrëdhëniet me Tatim Taksat, përgatitjet e pagave, përgatitja, analizimi dhe parashikimi i pasqyrave financiare, etj.)auditim, konsulenca juridike duke përfshirë edhe përfaqesimin në gjykatë, punësim brenda dhe jashtë vendit si dhe konsulencë për emigracionin.

Ne po kërkojmë kandidatë të kualifikuar në qytetin e Tiranës për pozicionin "Përfaqësues/e shitjesh"

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Reklamimi dhe prezantimi i produkteve të kompanisë tek klientët.
  • Ndjekja me kujdes dhe eficense e klientëve duke kryer negocimin me ta për të realizuar shitjet.
  • Njohja e plotë e produkteve dhe dhenia e rekomandimeve te pershtatshme tek klientët, duke plotësuar në mënyre efektive kërkesat e tyre.
  • Identifikimi dhe reklamimi i produkteve tek klientët e rinj.

Aftësitë dhe kompetencat që kërkohen:

  • Aftësi organizuese dhe aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në marrëdhënie me klientët, të tregojë eficensë në punë si dhe të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
  • Të ketë iniciativë dhe të jetë konfident, fleksibël, elokuent dhe entuziast.
  • Të perdore mirë MS Office si dhe njohje e mire e gjuhes angleze.
Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Eksperiencë pune në fushën e shitjes, të paktën 2 vjecare.

Pagesa: Nga më konkurueset në treg(fikse + përqindje)


Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën: jhasa@albaconsul.com Lutemi specifikoni në e-mail pozicionin "Perfaqesues/e shitjesh". Aplikimet janë të hapura deri në datën 3 Dhjetor 2015.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistën e punës.

“Me ne maksimizoni potecialin tuaj profesional dhe individual”.
 


Apply WhatsApp
Back
Top