• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k ka nisur procesin e selektimit për postin:Inxhinier Elektrik (Automatizim ose Mekatronike)

Kualifikime/ Kërkesa:

• Të ketë studiuar për Inxhinieri Elektrike, preferohen deget (Automatizim ose Mekatronike)
• Të ketë të paktën dy vite eksperiencë pune në kompani prodhimi .
• Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe organizimi dhe të punës në grup.
• Të njohë gjuhën italiane dhe angleze.
• Të jetë i aftë të punojë nën stres dhe me orare të zgjatura.
• Të ketë leje drejtimi automjeti.


Detyrat që duhet të përmbushë:


• Të njohë proceset e makinerive dhe mënyren e operimit të tyre.
• Të mirëmbajë paisjet elektrike të makinerive.
• Të ndërhyjë në procesin e prodhimit kur ka defekte,etj.
• Të sigurohet që ndiqen rregullat e sigurimit teknik.




Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al brenda datës 10.02.2016.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top