• Tirane, ofroj vend pune Manaxher i Departamentit te Shitjeve Institucionale

HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Menaxher i Departamentit te Shitjeve Institucionale

Qellimi i Pozicionit: Menaxhon departamentin e shitjeve Institucionale duke synuar shitjen e produkteve tek institucionet shteterore apo njesite vendore dhe permbushjen e objektivave.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Menaxhon departamentin e Shitjeve Instituacionale duke garantuar sukses.
  • Zhvillon strategjine vjetore per departamentin e shitjeve institucionale dhe siguron zbatimin e saj me sukses, per te permbushur objektivat e departamentit te Shitjeve Institucionale.
  • Analizon ne menyre periodike progresin perkundrejt objektivave te vendosur dhe harton nje plan per zgjidhjen e problemeve te mundshme, duke synuar rritjen e shitjeve te ketij sektori.
  • Harton plan buxhetin vjetor per departamentin e Shitjeve Institucionale dhe e propozon ate tek Drejtori i Shitjeve,
  • Jep suport dhe mbeshtetje te vazhdueshme per stafin qe ka ne varesi me qellim permbushjen e detyrave.
  • Garanton monitorim te te gjithe tenderave te publikuara ne faqen e internetit te Agjensise se Prokurimeve Publike dhe mbikqyr pregatitjen e dokumentacionit perkates per pjesmarrje ne to.
  • Perfshihet ne procesin e intervistimit dhe te perzgjedhjes te kandidateve te cilet do jene pjese e departamentit te Shitjeve Institucionale.
  • Drejton procesin e vleresimit te performances per stafin qe ka nen varesi dhe garanton nje vleresim objektiv dhe te drejte.
  • Raporton me shkrim, ne baza mujore, tek Drejtori i Shitjeve, mbi mbarevajtjen e punes,
  • Realizon detyra te tjera te ngarkuara nga Drejtori I Shitjeve.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi:Te kete mbaruar studimet e larta, preferohet Administrim-Biznes ose Inxhinieri.
Eksperiencë pune: Te pakten 5 vjet experience pune ne shitje dhe ne pozicone drejtuese.

Aftësite:

  • Aftesi shume te mira organizuese dhe drejtuese
  • Aftesi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
  • Aftesi shume te mira komunikuese
  • Aftesi shume te mira ne shitje
  • Aftesi shume te mira ne menaxhimin e kohes

Aftesi te tjera:

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
· Te disponoje patente te klasit B.

Procedura e Aplikimit:

Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top