• AL, vende vakante pune ne Bashkine e Tiranes

NJOFTIME PUNE

1. Përgjegjës në Sektorin e Administrimit të Mbetjeve dhe Mjedisit, pranë Drejtorisë së Pastrimit të Qytetit

Në zbatim të ligjit nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.5.2000 “Për praninimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM nr. 196, datë 6.4.2001, pika 1 dhe Urdhërin nr. prot. 497 datë 14.11.2006, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për një vend të lirë pune në pozicionin Përgjegjës në Sektorin e Administrimit të Mbetjeve dhe Mjedisit, pranë Drejtorisë së Pastrimit të Qytetit.

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549 dt.11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.


Kërkesa të veçanta për kandidatin
• Të ketë kryer arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Shkencave të Natyrës apo në Universitetin Bujqësor.
• Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet, preferohet në fushën e mjedisit apo administrimin e mbetjeve.
• Të njohë programet bazë në kompjuter Word, Excel dhe AutoCad
• Të njohë një gjuhë të vendeve të BE.
• Të ketë aftësi të mira organizuese, komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave.

Përshkrimi i punës:
Koordinon punën me ndërmarrjet në varësi të Bashkisë që kanë lidhje me shërbimin e pastrimit, administrimin e mbetjeve dhe hapësirave të gjelbërta. Administron punën Brenda sektorit për realizimin e objektivave të Strategjisë Lokale të Mjedisit, zbatimin e projekteve për parandalimin e ndotjes urbane në bashkëpunim me organizatat mjedisore apo donatorë të huaj. Mban lidhje të vazhdueshme me institucione shtetërore ose private veprimtaria e të cilave ka të bëjë me problemet e mjedisit.

Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.12.2006 në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
Kërkesën për aplikim.§
Curriculum Vitae§
Çertifikatë personale me foto dhe përbërje familjare.§
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.§
Çertifikata kualifikimi (në rast se ka).§
Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.§
Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve.§
Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjeksore.§

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Konkurimi do të bazohet mbi njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 8652 datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ", ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjin nr. 9131 datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”, ligjin nr.8094 datë 21.3.1996 “Për largimin publik të mbeturinave”, ligjin nr. 8934 datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” ligjin nr.9010 datë 13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”.
....................................................
2. Specialist në Sektorin e Infrastrukturës së Lehtë, pranë Drejtorisë së Infrastrukturës

Në zbatim të ligjit nr. 8549, date 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, neni 13/3, VKM nr. 231, datë 11.5.2000 “Për praninimin në shërbimin civil dhe periudhën e provës”, pika 7, ndryshuar me VKM nr. 196, datë 6.4.2001, pika 1 dhe Urdhërin nr. prot. 498 datë 14.11.2006, Bashkia e Tiranës shpall konkursin për një vend të lirë pune në pozicionin Specialist në Sektorin e Infrastrukturës së Lehtë, pranë Drejtorisë së Infrastrukturës..

Kandidati duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 12 të ligjit nr.8549 dt.11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”.

Kërkesa të veçanta për kandidatin
• Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet Inxhinier Mjedisi.
• Të njohë programet bazë në kompjuter
• Të njohë një gjuhë të vendeve të BE.
• Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup..

Përshkrimi i punës:
Organizon dhe kontrollon zbatimin e normave dhe nismave mjedisore gjatë realizimit të detyrave të projektimit për objektet e infrastruktures si dhe gjatë implementimit të tyre.

Paraqitja e dokumentave
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 14.12.2006 në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore këto dokumenta:
Kërkesën për aplikim.§
Curriculum Vitae§
Çertifikatë personale me foto dhe përbërje familjare.§
Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.§
Çertifikata kualifikimi (në rast se ka).§
Vlerësim pune nga punëdhënësi i fundit.§
Fotokopje të librezës së punës dhe librezës së kontributeve.§
Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjeksore.§

Studentët që kanë mbaruar jashtë shtetit duhet të kenë bërë njohjen e diplomave apo çertifikatave.
Dokumentet duhen të paraqiten vetëm në gjuhën shqipe.

Konkurimi do të bazohet mbi njohuritë për Kushtetutën, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin nr. 8652 datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ", ligjin nr.8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjin nr. 9131 datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike” dhe literaturën teknike.

P.S njoftimet e tjera qe jane ende te vlefshme per vende vakante ne Bashkine e Tiranes i gjeni ketu:
http://njoftime.com/showthread.php?t=4401
 
Back
Top