• Tirane, Inxhinier Mekanik për Linjë Prodhimi Polisterol

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin: Inxhinier Mekanik për Linjë Prodhimi Polisterol

Detyrat që duhet të përmbushë:
• Vlerëson sistemet mekanike dhe elektromekanike për prodhimin e produktit duke aplikuar parimet e mekanikës, termodinamikës, etj.
• Zhvillon proceset e prodhimit dhe modifikimit të pajisjeve për fabrikim, ndërtimin, montimin, dhe instalimit të komponentëve.
• Menaxhon dhe ndjek të gjitha fazave të Implementimit të një projekti Mekanik.
• Menaxhon projektet dhe kontrollon të gjitha proceset e prodhimit të strukturave me lëndë polisteroli.
• Njeh dhe zbaton rregullat e sistemit teknik të sektorit mekanik.

Kualifikime/ Kërkesa:
• Edukimi: Diplomë në Inxhinieri Mekanike
• Eksperience pune minimumi 2 vjet në procesin e prodhimit
• Njohje e materialeve Polisterol.
• Aftësi organizative, planifikuese dhe analizuese.
• Njohuri të gjuhes angleze (jo e domosdoshme)


Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: contact@ahrs.al, Brenda datës 25.07.2015.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhu rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top