• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social ; Psikolog

LAJMERIM PER VENDE TE LIRA PUNE
Shoqata “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë – Të Drejtat e Njeriut” nje organizate qe ofron sherbime sociale per femijet ne risk dhe familjet e tyre kryesisht ne zonen e Kinostudios me qellim parandalimin e trafikimit dhe braktisjes shkollore dhe fenomenit femije rruge, kërkon të punësojë për pozicionet vakante si më poshtë

Punonjës Social
Përgjegjësitë kryesore:

  • Identifikimi i fëmijëve në rrezik dhe familjeve në nevojë.
  • Drejtimi dhe ndjekja e problematikave të fëmijëve dhe familjeve nëpërmjet vizitave ne terren.
  • Referimi dhe shoqërimi i përfituesit ne lidhje me nevojat e tyre ne institucionet përkatëse ( psh: qendra shëndetësore, zyra pune, mini-bashki etj)
  • Identifikim dhe ndjekje e fëmijëve problematik ne shkolla.


Kualifikimi i kërkuar :

o Diplome universitare , dega Punonjës Social
o Aftësi shume te mira komunikuese
o Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit
o Njohje e gjuhëve te huaja , preferohet Anglisht
o Aftësi te mira kompjuterike


Psikolog

Përgjegjësitë kryesore:

  • Pritja, Këshillimi dhe ndjekja e sistemit te referimit për te gjitha rastet problematike qe vijnë ne qendër.
  • Ndjekja dhe këshillimi I fëmijëve me probleme.
  • Regjistrimi dhe mbajtja e te dhënave ne një sistem Data – Base (update)
  • Organizon trajnime me gratë dhe nenat e reja te komunitetit.
  • Përgatit materialet e nevojshme për këto trajnime.

Kualifikimi i kërkuar :

o Diplome universitare , dega Psikologji Klinike
o Aftësi shume te mira komunikuese
o Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit
o Aftësi shume te mira kompjuterike , specifikisht Access
o Aftësi shume te mira ne te shkruar dhe analiza statistikore.
o Anglishtja ne nivel shume te mire.

Te interesuarit te dërgojnë CV dhe një letër interesimi ne adresën e internetit [FONT=Times New Roman][SIZE=3][COLOR=#0000ff]fbsh_dn@yahoo.com[/COLOR][/SIZE][/FONT] ose ne adresën postare Rr: Niko Avrami, No 28 ( pranë shkollës 9 – vjeçare Bajram Curri) brenda datës 25 Shkurt 2008.

Tel. : 04 378 192
 


Apply
Back
Top