• Tirane, ofroj vend pune Agjent Udhëtimesh

eppc kërkon një Agjent Udhëtimesh me kohë të plotë për klientin e saj, i cili është një ndër agjensitë më të suksesshme në vend.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Agjensia është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përvojë pune si Agjent Udhëtimesh. Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, bindëse dhe shitjeje.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare;
• Përvojë pune në Agjensi Turistike si Agjent Udhëtimesh (edhe eksperiencat e shkurtra vlerësohen);
• Njohje shumë të mirë të gjuhës Angleze; (njohja e një gjuhe të dytë përbën avantazh);
• Të njoh sistemin Amadeus, ( kriter i domosdoshëm )
• Të zotërojë leje drejtimi.


Të dhënat:

Pozicioni: Agjent Udhëtimesh;
Vendndodhja: Tiranë, Qendër;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse mbi shitjet);
Aplikimet mbyllen: 20 Korrik 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top