• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Zonal per zonen e Jugut

PLUS Communication është operatori i vetëm celular me kapital shqiptar dhe ka për synim të krijojë vlera për punonjësit e tij. Në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj kompanie PLUS ka arritur të mbledhë së bashku një forcë pune profesionale, të përkushtuar, të orientuar drejt shërbimit.

PLUS është i vendosur për të mbajtur standartet më të larta të punës në krijimin e një mjedisi pune motivues në funksion të rritjes së efektivitetit të punës.

Aktualisht PLUS po kërkon të plotësoje pozicionin e lirë që ka, Menaxher Zonal per Zonen e Jugut , në Departamentin e Shitjeve.

Detyrat kryesore të pozicionit:


  • Të sigurojë, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me shpërndarësit dhe tregtarët, disponibilitetin e produktit dhe të shërbimit dhe çmimet e shitjes me pakicë të vendosur në politikat tregtare përgjatë kanaleve të shitjes të zonës rajonale të caktuar.
  • Përgjegjës në zonën rajonale të caktuar për ecurinë e përgjithshme të shitjes për llogari të biznesit të PLUS.
  • Asiston punonjësit e pikave të regjistrimit dhe pikave të shitjeve me mbështetje teknike, trajnime fillestare si dhe trajnime të produkteve në koordinim me kolegët e tjerë të përfshirë në proces.
  • Monitoron, raporton dhe ruan standardet më të larta të përcaktuara për dyqanet franchise dhe pikat e tjera të shitjeve.
  • Koordinimi me të gjitha palët e përfshira, për dyqanet franchisee dhe ceshtjet e pikave të regjistrimit dhe pikave të përgjithshme të shitjes
  • Siguron gjithmonë një shërbim shumë të mirë të klientëve krahasuar me konkurrentët në zonën rajonale të caktuar.
  • Elaborimi i një raporti për çdo vizitë në terren sipas një procedure të paracaktuar, kombinuar midis dyqaneve, POS-ve dhe pikave të tjera të shitjeve
  • Ndjekja e strategjisë së Marketingut dhe strategjisë së kompanisë, me kolegët që disponojnë informacion të vlefshëm në terren duke krahasuar produktet e konkurenteve, ofertat, materialet e komunikimit e të marketingut, promocionet rajonale dhe të ashtuquajturin “Tregun e Zi” në zona të caktuara rajonale.
  • Mbështet promovimet e Marketingut dhe fushatat e organizuara në zona te caktuara
  • Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën sikundër i përcaktohen nga eprori.

Kerkesat që duhet të përmbush aplikanti:


  • Diploma Universitare, preferohet në Administrim Biznesi ose Marketing
  • 2 vjet eksperiencë pune të mëparshme në shitje ose FMCG do të përbente avantazh.
  • Aftësi për të krijuar rrjetin e tij, planifikimi, organizimi dhe aftësi shumë të mira të raportimit;
  • Pamja personale profesionale dhe orientim drejt klientit
  • Njohuri shumë të mira të Paketës së plotë të Microsoft Office
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me afate kohe të kufizuara
  • Përgjegjshmëri dhe integritet të lartë
Të gjithë të interesuarit ftohen të plotësojnë formën e aplikimit online, të cilën e gjejnë në faqen zyrtare të kompanisë (http://www.plus.al/rreth-nesh-karriera-aplikoni) dhe të dërgojnë aplikimin dhe letrën e interesit në adresën e e-mailit hr@plus.al, duke specifikuar në subjektin e-mail-it pozicionin për të cilin aplikojnë.

Data e mbylljes së aplikimeve është
17 Gusht 2014.

 


Apply
Back
Top