• Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës të Sekretariatit të Bordit (M/F)

eppc kërkon Përgjegjës të Sekretariatit të Bordit për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në vend.


NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Puna e Përgjegjësit të Sekretariatit të Bordit konsiston në organizimin dhe drejtim e detyrave administrative të cilat ndihmojnë CEO-n dhe Bordin që të përmbushin me sukses detyrat e tyre.


Përgjegjësitë Kryesore:

• Drejtimi i plotë i operacioneve të përditshme me karakter administrativ dhe organizativ;
• Organizimi i takimeve, marrja pjesë në to, mbajtja e shënimeve përkatëse dhe raportimi i tyre;
• Organizim dhe koordinim i takimeve, telefonatave, udhëtimeve sipas kërkesave të CEO-s & Bordit;
• Mbajtja në konfidencialitet të plotë e axhendës dhe postës elektronike të CEO-s;
• Ndjekja e çështjeve të biznesit dhe përfaqësimi në takime të ndryshme pune.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare; (e preferueshme që ai/ajo të ketë studiuar jashtë vendit)
• Përvojë pune në pozicione të ngjashme në kompani ndërkombëtare përbën avantazh;
• Përvojë mbi 5 vjet në pozicione të ngjashme, nga të cilat 3 vjet në pozicion senior;
• Të zotëroj shkëlqyeshëm gjuhën angleze;
• Të zotëroj shkëlqyeshëm paketën MS Office/PW/PPT;
• Të jetë person i besueshëm dhe me integritet të lartë moral;
• Të dijë të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë etikë të lartë profesionale.


Të dhënat:

Pozicioni: Përgjegjës i Sekretariatit të Bordit;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: CEO;
Udhëtime pune: Jo shpesh;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 30/08/2014.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mailit: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top