• Tirane, Specialist Marketingu

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin: Specialist Marketingu

Detyrat që duhet të përmbushë:
• Të njohë dhe të analizojë tregun e produktit, trendin,konkurencën.
• Të hartojë objektivat dhe strategjitë e marketingut.
• Të krijojë planin marketing të markës, buxhetimin dhe aktivitetet për zbatim.
• Të ndjekë dhe supervizojë implementimin e planeve të marketingut.
• Të raportojë periodikisht ecurinë e punës.
• Të hartojë dhe vlersojë aktivitetet e marketingut per kanalet e shpërndarjes.
• Të organizojë takimet dhe aktivitetet për projektet që mbulon.

Kualifikime/ Kërkesa:
• Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik (preferohet dega Marketing)
• Të ketë eksperiencë pune në profil, minimumi 3 vjet.
• Të njohë shumë mirë një gjuhë të huaj: anglisht/ italisht.
• Të njohë shumë mire programet MS Office.
• Të ketë aftësi menaxhuese dhe vendimmarrëse.
• Të jetë fleksibël dhe I aftë të punojë në grup.
• Të ketë liçencë për drejtim automjeti, klasi B.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: alb@ahrs.al Brenda datës 30.04.2015.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punë dhënësit e tyre të mëparshëm (nëse kanë dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhu rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top