• Supervizor Rajonal Shitje per Veriun

Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Supervizor Rajonal Shitje, për Veriun"

PËRSHKRIM I PËRGJITSHËM

Supervizori Rajonal i Shitjes kryen drejtimin e shitjeve sipas organigrames se shoqerise.


DETYRAT DHE FUNKSIONET

-Menaxhimi i një zone të caktuar dhe i një numri të vogël agjentësh, preseller që do të jenë në varësinë e tij
-Shitjet në klientët e mëdhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave
-Ndjek porositë në cdo hallkë deri në mbylljen e procesit të kontraktimit
-Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas modelit/strategjisë së kompanisë;
-Bashkëpunon me Departamentin e Marketing për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave
-Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhenieve me klientët
-Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e klientëve
-Përgatitja e raportimeve të ndryshme, sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë
-Të informohet në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas

KUALIFIKIME/KERKESA

-Diplomë e arsimit të lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik
-Minimumi 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme në FMCG
-Fleksibel, i orientuar drejt rezultateve, aftesi komunikimi shume te mira
-Preferohet me venbanim në Shkodër

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 18.10.2014 në adresën elektronike: contact@ahrs.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.


Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154
 


Apply WhatsApp
Back
Top