• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje/Tirane

Kompania "Albanian HR Solutions" ,e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh, ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Menaxher Shitje-Tirane"

Qellimi i Pozicionit: Njohuri shumë të mira të të gjithë faktorëve të veprimeve të shitjeve.


Detyrat/Pergjegjësitë:
• Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet dhe gjetjen e pikave të reja.
• Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe pergatit raportet mbi aktivitetin ne zonën e tij.
• Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg.
• Asiston në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve me objektiva dhe targete të përcaktuara qartë

Kualifikime/ Kërkesa:
• Diplomë e Shkollës së Lartë, preferohet në Fakultetin Ekonomik
• Njohuri të mira të programeve bazë të Microsoft Office.
• Aftësi të mira komunikimi në gjuhën Shqipe dhe Angleze.

Aftësite:
• Aftësi shumë të mira komunikuese
• Aftësi shumë të mira negociuese
• Aftësi analizuese.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 30.04.2014 në adresën elektronike: contact@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top