• Dhermi, ofroj vend pune Recepsioniste

Përshkrimi
Pozicioni i recepsionit është një pozicion përgjegjës për te siguruar një shërbim miqësor, mikëpritës dhe efikas kundrejt të gjithë klientëve tanë, në përputhje me vizionin dhe vlerat e hotelit për kënaqësinë e klientit. Qëllimi kryesor i recepsionistit është te përgjigjet me mirësjellje të gjitha kërkesave te klientit, si dhe të luaj një pjesë në menaxhimin e përgjithshëm të recepsionit.

Detyrat
• Tu përgjigjet të gjitha kërkesave të klientëve për te siguruar atyre një qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm.

• Gatishmëri dhe përballje në mënyrë efektive e të sjellshme kundrejtë ankesave te klientit, duke kërkuar për një zgjidhje të kënaqshme për klientin.

• Menaxhim i rezervimeve dhe proçesim i faturimit te klientëve.

• Të mbajë pastër gjatë gjithë turnit ambjentin e recepsionit.

• Të ndërmarrë detyrat e përgjithshme të zyrës, përfshirë këtu marrjen e informacionit përkatës të rezervimit për strehimin e klientëve qoftë personalisht, me e-mail ose telefonatë.

• Të administrojë të gjitha mënyrat e rezervimeve për të siguruar që prenotimet e dhomave janë bërë dhe regjistruar me saktësi.

• Të sigurojë që të gjitha rezervimet dhe anullimet të përpunohen në mënyrë efikase.

• Të jetë i informuar dhe i përditësuar për çmimet përkatëse të dhomave si dhe ofertave speciale për tu siguruar informacion të saktë klientëve.

• Të informojë klientët për shërbimet, pajisjet, politikat dhe procedurat e hotelit.

• Të raportojë çdo llojë problemi në lidhje me mirëmbajtjen, thyerjen e ndonjë objekti apo pastërtinë tek menaxheri përkatës.

• Të menaxhojë arkëtimin e pagesave cash në recepsion në menyrë efikase.

• Të ndërmarrë trajnimet e nevojshme përsa i përket: sistemit operativ te hotelit, sigurimit dhe shërbimit ndaj klientit,si dhe çdo trajnim shtesë nga menaxheri përkatës.

• Të jetë në gatishmëri të përgjigjet detyrave shtesë nga menaxheri i përgjithshëm.

• Koordinim me pastruesit per gjendjen e dhomave.

• Koordinim dhe informacion mbi mundesite e parkimit.

• Dorezim i parave sipas bilancit te dites ne fund te turnit tek menaxheri përkatës.

Kualifikimet / Kërkesat
•Aftësi të mira komunikative me shkrim dhe verbale.

•Të ketë njohuri të mira të anglishtes per shkrim,lexim si dhe në të folur.

•Qasje miqësore dhe mikëpritëse, si dhe të pëlqejë të punojë me njerëzit.

•Aftësi për të qëndruar e qetë gjatë situatave të vështira.

•Aftësi të punojë në një mjedis të zënë si dhe të përballojë presionin që mund të shkaktojë puna.

•Standart të mirë edukimi, aftësi bazike kompjuterike.

•Aftësi për të punuar pa mbikqyrje.

•Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale, duke përfshirë këtu një komunikim të këndshëm telefonik.

•Aftësi të mira administrative si dhe aftësi për të përdorur e-mail dhe sistemet e prenotimit.

•Aftësi të mira të punës në grup.

•Përvojë të mëparshme në lidhje me shërbimin ndaj klientit.

•Njohuri në mediat sociale.

•Përshtatje dhe fleksibilitet në ambientin e punës.

Shënime
Paga eshte e kenaqeshme. "Periudha e punës është Korrik-Shtator 2018 (2 muaj)

Tel. : +355 69 20 69 011

Cel. : +355 69 20 69 011
 


WhatsApp
Back
Top