• Gotech, ofron vend pune Menaxher Logjistike

Shoqeria Gotech, me objekt te saj tregetimin me shumice dhe pakice te pajisjeve elektroshtepiake kerkon te punesoje:

Menaxher Logjistike

Misioni :Mirë-administrimin e të githë aktiviteteve të shpërndarjes, transportit, furnizimit dhe plotësimit të nevojave operative të njësive të biznesit, duke koordinuar stafin në ndarjen e roleve dhe përgjegjësive dhe mbikqyrur hapat deri në finalizim të procesit.

Përgjegjësitë Kryesore:


Ndërmerr veprime brenda standarteve të vendosura dhe kontrollon periodikisht përputhjen e tyre me normat rregullatore;
Shqyrton dhe përditëson strategjitë/procedurat nën objektivin kryesor të zhvillimit të biznesit duke mundësuar funksionalitetin optimal;
Përgjegjës për zhvillimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë qendrën e shpërndarjes dhe transportit;
Përgjegjës për arritjen e përmirësimeve në efikasitetin operativ dhe me kostot bazë të përcaktuara sipas buxhetit, në shyrtimin e aseteve dhe mallrave për përdorim;
Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike dhe i miraton tek eprori;
Mbikqyr statusin e porosive dhe dërgesave dhe sigurohet se janë zbatuar grafikët dhe afatet;
Planifikon mënyrat e transportit, rrugët dhe caktimin e ngarkesës për sasi;
Përgjegjës për ndjekjen dhe përmbushjen e të gjitha nevojave për transport dhe lëvizjeve në terren;
Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit;
Monitoron ecurine dhe performancen e punonjeve ne varesi:
Delegon detyra dhe përgjegjësi tek vartësit e drejpërdrejtë;
Monitoron kostot e transportit;
Lokalizon partnerët e biznesit, furnizuesit, prodhuesit me reputacionin më të mirë porfesional për të bashkëpunuar; ( kur behen shebimet e makinave)
Bën analiza për furnitorët ekzistues dhe ata potencialë;
Negocion për ҫmimin më të mire;
Zhvillon biznesin duke reduktuar kostot, duke fituar kontrata të reja, duke analizuar problemet dhe arritur zgjidhje të reja logjistike;
Konkludon në menyrë efiҫente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
Ruan kofidencialitetin:
Zbaton politikat e grupit:
Kryen funksione të tjera të përcaktuara nga Drejtori i Departamentit dhe/apo Administratori i Përgjithshëm;

Arsimi dhe eksperienca minimale:

Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi apo fusha të ngjashme.
Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Menaxhim Biznesi”.
Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 5 vite.
Njohje e mirë e gjuhës angleze dhe italiane.


Te interesuarit mund te aplikojne ne adresen e e-mail: hr@gotech.al

Paga e kenaqshme!

Ju mirepresim!
 


Apply
Back
Top