• Shqiperi, Inxhinier Ndërtimi / Infrastrukturë

Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin: “Inxhinier Ndërtimi / Infrastrukturë”

Detyrat që duhet të përmbushë:
• Zbaton me korrektësi grafikun e punimeve ,
• Organizon, ndjek dhe supervizon proçesin e punës;
• Ndjek zbatimin e projekteve në sipërmarrje si dhe bashkëpunon me inxhinierët dhe teknikët drejtues të punimeve,
• Bashkërendon aktivitetet planifikuese me departamentin teknik.


Kualifikime/ Kërkesa:
• Diploma – Inxhinier ndërtimi. (Civil, infrastructure ose struktural)
• Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë në infrastrukturë (gërmim, mbushje, shtresa asfaltike etj)
• Të ketë aftësi komunikuese dhe aftësi të punës në grup.
• Të zotëroj shumë mirë gjuhën Angleze
• Të ketë leje drejtimi automjeti.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: stafi@ahrs.al brenda datës 25.07.2015

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
-Referenca nga punëdhënësit e tyre të mëparshëm (nëse ka në dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top