• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Distribucioni – Shqiperi

Albanian HR Solutions është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Në emër të klientit tonë që operon sukseshëm në sektorin e distribucionit, ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin " Menaxher Distribucioni – Shqiperi "

Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për kontrollin dhe arritjen e objektivave të distributorëve në të gjithë territorin e vendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Mban kontakt të vazhdueshëm me distributorët në të gjithë vendin
• Kontrollon në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e shitjeve të distributorëve dhe gjendjen e produkteve në magazinë
• Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet
• Inspekton në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e shitjeve me qëllim që shërbimi i ofruar në sasi dhe cilësi të përmbushë objektivat e vendosura nga kompania
• Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe pergatit raportet e analiza mbi ecurinë e tyre
• Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg
• Asiston në zhvillimin e planeve të shitjeve duke përcaktuar objektiva dhe targete të qarta

Kualifikime/Kërkesa:

• Arsim i lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik
• Eksperiencë mbi 3 vjet në fusha të ngjashme
• Njohje shumë e mirë e MS Office

Aftësi:

• Aftësi në vendim-marrje
• Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe autonom
• Aftësi shumë të mira komunikuese, analizuese dhe negociuese

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 15.09.2014 në adresën elektronike: stafi@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35545530154
 


Apply WhatsApp
Back
Top