• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitjesh (Jug)

Albanian HR Solutions sh.p.k është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Në emër të klientit tonë që operon me sukses në sektorin e distribucionit, ne jemi duke selektuar kandidatë për pozicionin " Menaxher Rajonal Shitje (Jug) ".
[/B]
Qëllimi i Pozicionit: Përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes që lidhen me segmentin e caktuar të tregut dhe menaxhimin e ekipit të shitjeve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Të përgatisë plane pune për individë si edhe për skuadrën.
• Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet .
• Në mënyrë aktive është në kontakt me klientët ekzistues për të përcaktuar dhe identifikuar kërkesat e tyre.
• Inspekton në mënyrë të vazhdueshme aktivitetin e shitjeve me qëllim që shërbimi i ofruar në sasi dhe cilësi të përmbushë objektivat e vendosura nga kompania.
• Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe pergatit raportet mbi aktivitetin në zonën e tij
• Ndjek tendencën dhe lëvizjet në treg.
• Asiston në zhvillimin e planeve të shitjeve duke përcaktuar objektiva dhe targete të qarta.
• Zhvillon strategji për rritjen e eksporteve dhe merr pjesë në zbatimin e tyre.

Kualifikime/Kërkesa:

• Arsim i lartë, preferohet Fakulteti Ekonomik.
• Eksperiencë mbi 3 vjet në fusha të ngjashme.
• Njohje shumë e mirë e MS Office .
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (preferohet të ketë njohuri të mira dhe në gjuhën italiane).
• Të jetë rezident në Tiranë.

Aftësitë:

• Aftësi në vendim-marrje.
• Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe autonom.
• Aftësi shumë të mira komunikuese, analizuese dhe negociuese.

* Paga do të jetë rreth 150,000 lekë neto.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 27.09.2015 në adresën elektronike: stafi@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35545530154
 


Apply WhatsApp
Back
Top