• Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Shitjesh - Pjese Kembimi Auto

Kadiu sha lider në tregun shqiptar për shitjen e pjesëve të këmbimit të automjeteve, kërkon kandidatë për pozicionin "Perfaqesues Shitjesh" për Tiranen.

Perfaqesues Shitjesh

Roli dhe përgjegjësitë:
· Të krijojë dhe ekzekutoje porosi tek klientët ekzistues dhe të identifikojë klientë të rinj
· Të arrije targetet e caktuara
· Të garantojë realizimin e aktiviteteve promocionale
· Të bashkëpunojë dhe shkëmbejë informacione të vazhdueshme me eprorët
· Të jetë kreativ për zgjidhjen e situatave të ndryshme

Kriteret e pozicionit të punës:
· Të kenë mbaruar arsimin e lartë (preferohet ing mekanike)
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup
· Eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme përbën avantazh
· Të komunikojë anglisht (gjuhe te tjera përbëjne avantazh)
· Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point)


Aftësi sociale:
· Vetmotivim dhe ambicie
· Aftësi në negocime të nivelit të lartë
· I aftë dhe me dëshirë për të punuar nën presion
· I mësuar me marrjen e vendimeve dhe përgjegjësitë

Ne ofrojmë:
· Pagë motivuese
· Shpërblime mbi bazën e performancës në punë
· Mundësi trajnimi dhe zhvillimi


Kandidati duhet te jete me banim ne Tirane

Te jete 25-35 vjeç

CV tuaj me fotografi postojeni ne: aleksander.martini@kadiu.al

Afati i fundit i aplikimit eshte deri ne daten 20 Prill 2016
 


Apply WhatsApp
Back
Top