Abonohuni tek kjo Rubrike
» Adresari i Biznesit
1-2-3 klikime...
dhe klienti ju gjen menjėherė!
...pėr Adresarin klikoni kėtu!
para se te aplikoni!
 

Njoftime.com
Zurück   Njoftime.com > kėrkoj vend pune
Home Kontakti/rreth nesh Marketing Regjistrohu Publiko/pyetje-pergjigje Kalendari Adresari
 
Opsionet e njoftimit
  #1  
Alt Publikuar: 29.11.2012 16:24
Rezi Rezi ist gerade online
Administrator
 
regjistruar: 19.04.2004
postime: 170
Standart Aplikimi online



  #2  
Alt Publikuar: 29.11.2012 16:24
vende pune vende pune ist offline
 
regjistruar: 07.05.2005
postime: 7
Standart vetem per ata qe jane ne kerkim, per nje vend pune!?

Epoka e babes tim,
epoka kur ata filluan pune dhe dolen ne pension ne nje dhe ne te vetemen nderrmarje (Fabrik) ka perenduar me kohe.
Ne dokumentat per pensionin e tij figuronte: ne 42 vite pune, vetem nje Fabrik, vetem nje adrese.

Allah allah...

Beni (une) ne me pake se 15 vite pune ka nderruar 2 shtete, 3 qytete dhe gati 7 punedhenes.
Kam akoma edhe 30 vite te tjera pune deri sa te me vije vakti i pensionit.
Hajde gjeje edhe sa here do te me duhet te nderroj vend pune.
Edhe sa here do me duhet te shkruaj:
“Kerkese pune” ose si thone "
CV" (Curriculum Vitae) ?!?
prandaj thashe ti hyj merseles e te shkruaj disa gjera per veten time (si kujtese),
por edhe per shqipfolesit e tjere qe jane nen tension,
per te gjetur “peshkuar” vendin e tyre te punes.

Lexues i dashur, nese nuk ke kohe,
perqendrohu vetem tek ato rreshta qe jane me shkronja te theksuara, te tjerat jane per mua qe kam nge“.
Ne kete shoqerine tone globale te konsumit, qe the ti,
Puna qe enderron (helbete jo doganier, jo tatues) eshte bere malli me i veshtire per tu gjetur.
Kjo eshte keshtu dhe s“e luan topi qysh nga Tirana, Prishtina, Shkupi e deri ne Honolulu.

Ne kete drejtim nuk ka per te nderruar gjesendi, ngelet te nderrojme ne (taktiken).
Nese je dakord deri ketu thuaj PO! dhe vazhdo me tutje:

Taktika dhe menyra se si mundesh ta gjesh dhe ta fitosh vendin e punes, ka!
edhe ka shume bile, bota ka shkruar volume sa ketu deri ne Firifistun per gjera te tilla,
(lum ata qe dijne te lexojne e kuptojne edhe ne gjuhe te tjera)
Beni do perqendrohet shkurt ne disa gjera te vogla, ama me efekt te madh.
Si ne cdo gje ne fillim ishte fjala pataj, pastaj i zoti beri veprat….
le te fillojme me fjalen dhe mendimin (pa romantizem, pa emocione) per te “kapur” punen:

Nga e para
………………………………………………

  • Parapergatitja (Inventari i vetvetes)
  • Kerkimi (grumbullimi i informacioneve dhe ofertave)
  • Gjetja e njoftimit/ofertave
  • Reagimi (pershtatja e CV-se tuaj, ofertes konkrete dhe dergimi)
  • Pergjigjia negative ose asnje pergjigje (heshtje varri)
Prap nga e para ........ dhjetra here, ndoshta disa here ne dite
mos u deshpero (jeta qenka gjimnastike!)
……………..
………………
nje dite prej ditesh
  • pergjigjia pozitive – intervista
dhe do zoti, shansi, apo fati
  • lidhja e kontrates, clirimi – qerasje per shoqerine
………………
i/e pa kenaqur ose prap pa pune?
Prap nga e para....
……………..
……………..
e me radhe deri ne pension
[kuptohet n.q.se nuk ke femij, se po pate,
Prap nga e para (per femijet)]
……………..
vijon sapo te gjej kohe......
  #3  
Alt Publikuar: 29.11.2012 16:25
Rezi Rezi ist gerade online
Administrator
 
regjistruar: 19.04.2004
postime: 170
Standart Aplikimet per pune - shfryhu Gento!

paranteze:
Genti
punon part time edhe si Headhunter per disa kliente…
se fundmi kishte publikuar tek
www.njoftime.com nje pozicion per menaxher/e marketingu
Beni nga
njoftime.com njihet prej kohesh me Gentin, e pa ne skype me jeshile dhe u interesua mbi rezultatin dhe rezonancen qe kish patur per kete pozicion.
Me poshte biseda me shkurtime:

Beni - njoftime.com:
c“kemi Gento?

Genti-Headhunter:
Beno, mire?

Beni:
a te punon micro?

Genti:
jo me jane prish kufjet, nuk e di ca ka - kinez hesapi - ja ti them Jonides…

Beni :
nejse...vazhdojme si pianista me tastier-chat
Gento, si doli pozicioni i menaxherit?

Genti:
mire mo mir, ok!

Beni :
Sa emaila te erdhen?


Genti:
nja ~ 90 cope ….po c“e do numrin, o Ben, te gjitha ne kosh!

Beni :
ooou?


Genti:
c“i do, per pasterma?!
Yyyy o burra, dergo emaila kot! …me te ngrejt nervat..

as nuk e marrin mundimin me lexu se c“a kerkohet?! c“a s“kerkohet?
1-2-3-4 pikat qe kerkoja, qe ti e di, une shkruj qarte dhe shkoqur!
...
po jo mor lal, as qe ja fishkellejne fare, se ca shkrun ti!
lef ti lef, se lef bukur!
me e forta ishte njona:
“e lexova deri ne fund oferten tuaj dhe te gjitha ca kerkoni , une i plotesoj,

doni t'ju nis edhe nje CV?”
…...

per pak ja rrasa me kepuce ekranit!

une them: shoqerojeni kerkesen tuaj me nje leter motivuese!
…
ti ma sjell emailin e bardhe ose vetem me pershendetje.
me titull: CV
me email:
sylarushja2106@hotmail.com

Beni:
jo mo?

Genti:
po kur te vijne cv, ne cc edhe me nja 10 emaila dhe firma te tjera?

Beni:
bo bo!

Genti:
ke nevoje ta hapesh kete email?
copy+paste CV, attach ne email dhe op xhixhi!
pse kshu bohet? …na shoku, do edhe nga une nja 2 mega CV?
…

Ne kosh! Delete! Delete! …vecse Delete! …
….
me i miri, shkrun edhe 2 rreshta shoqerues, qe te boj pershtypje, kupto ti?
po s“thot asgjo!
dhe ne ato 2 rreshta, sa gabime ka? - thu ti…….


kur s“di me shkrujt shqip, ke nevoje te shofesh a ka TOEFL-in?
apo sa kurse dhe trajnime ka bo?

...
Kur tjetri s“di me shkrujt as 1 email....
as titull, as koke, as kembe...
ku i co mushka?
keta, edhe ta kesh biznesin flori, ta hedhin ne ere!
...
ti shkrun: ju lutem CV me foto!
po pse, do me dit njeri se ca do ti?
...
Po edhe ata qe e kane me foto CV-ne, e kane o nga celulari, o webkami, o nga albumet e fejsbukut
…une ala nuk e kuptoj ket popull!
dhe thone pastaj, ne nuk jemi korrekt, ne nuk kthejme pergjigje!
…
Beni:
Gento, une s“ja kam shume idene,
por, ne lidhje me fotot, me bejne pershtypje ato qe vendosen ne objektet e banimit per shitje
po them: objekti kushton minimumi 70.000 Euro, po vendos 2 foto tamam, ta haje dreqi, se nuk je duke shit kumblla!
le qe edhe kumbullat po si fotografove tamam...
si duket nuk ka hyre akoma fryma e fotos profesionale?!

Genti:
po ca kumblla thu ti?!
ore ke une nuk kane shans keta, se e di ti si e kam klientelen..dhe pozicionet
po diku do hane buke edhe keta, i zejne deren tjetrit,
ai i mban nja 3 muj dhe kshu shkon kjo pune, hidh e prit

Beni:
dmth dobet e?...kane ikur te hajrit?

Genti:
ka mo ka, po shumica eshte pertoke
me pyte per numrin e kandidateve, prandaj te sqarova, qe nuk me hyn ne hesap numri!
...
ne fakt 4 kandidate, ku nuhata dicka, i ftova ne interviste
do ti, ishin per se mbari!!!
u thashe:
gjynof!
keni gjithe ket bagazh, por nuk dini ta tregoni!
po si do prezantoni neser, produktet e firmes tek klientet? tek partneret?

Beni:
c“a nuhate?


Genti:
po ky osht sekreti i zanotit, po s“pate nuhatje, do hash dhe
ne fakt qysh ke rreshtat e pare e thith tjetrin, bon, s“bon
shikimi pare, ka a s“ka bagazh

….
po jo kshu, copy + paste cdo gje,
CV -ja hajt ok, 99 % jane me Europass
po dallohet elementi qysh ke hyrja qe i bon muhabetit ne email, ke tjetra...ke tjetra..
pastaj, 2 kishin punu ne pozicione te ngjashme..
dhe ne subjekte qe ishin sagllom..

Beni :
si sagllom?


Genti:
ore ka subjekte, ku ti hyn ush e del kapterr! Me thuj ke ke pat shef dhe mos fol mo!
...
Beno, i ka zanati keto, u bona vite… te skanojme ne ajer! I njef njerzit ti, a jo?!

Beni :
po prandaj te pyeta!
po me sa shof une, muhabeti caloka shume tek komunikimi..prezantimi i kanditatit ne leter?!

Genti:
po ca flet!?
po ku ta njof une tjetrin, pervec se nga ca shkru ne email?!

....po nuhata gjo, pastaj, e guglloj ne linkedin, fejsbuk.. e di vete ti…

Beni :
po a ka kurse, a ka trajnime, materiale per keto gjera?


Genti:
sa te han qente! Plot eshte interneti!
Po ca trajnimi u dashka, me i kthy pergjigje kerkeses, amon?
se ma hoqe petllen, do shkence me shkrujt 5 rreshta!

Lexo ca po kerkoj dhe kapi 1 nga 1 e thuj, na 1 na 2 na 3…..
po kane bo nga nje hale me shkolle, mer Ben!

Beni :
si do qofte, nese ke disa mustra CV, letra motivuese, apo keshilla
qe duhen mbajt parasysh... mi nis me email.. ti vejme diku, kush ka qef me ece, le ti lexoje.

Genti:
… e ke kot.. nuk mushin!

i dine te gjitha ..edhe dreqin e din!
po ca gjona nuk jane me te thon, jane me te dhon!

Keta me duhen mu!

Beni :
e kam te qarte! po... per ata qe mushin e kam fjalen!
…..
a me jep leje ti publikoj ato cfare shkrujte me lart?

Genti:
jepi shoku, ne fakt u shfryva i cik dhe e kom nxi pak,
po i ka zanati kto, te fryjne, te trashin robt!
a nigjo..ndrysho i cik emrin…dhe ca gjona aty siper fshiji, se e di ti, Tirona sa nje tepsi byreku osht!

Beni :
pa merak!
mos harro, me sill ato materialet me email...
falemnderit.. degjohemi!
  #4  
Alt Publikuar: 29.11.2012 16:25
Rezi Rezi ist gerade online
Administrator
 
regjistruar: 19.04.2004
postime: 170
Standart Letra Motivuese + CV Muster

Per tju pergjigjur nje oferte pune ju duhen gjithmone:

  1. CV (Curriculum Vitae, Résumé apo rezyme sic emertohet zakonisht)
  2. Letra motivuese/shoqeruese (shoqeron email-in e CV-se *)

Per tju ardhur ne ndihme dhe per orientim mund te shkarkoni
dokumentet me poshte, si shembuj/shabllone, te cilat duhet ti pershtasni me te dhenat tuaja dhe te ofertes konkrete.
Jane ne format Word, pra kollaj te perpunueshme.

Per ti shkarkuar kliko CV-shqip / Letra motivuese

Me poshte eshte nje shembull ku ballafaqohet
oferta e punes <> kerkesa e kandidatit per kete oferte

Te interesuarit, per me shume mund te lexojne edhe me poshte si dhe ne rubriken Karriera

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------





Opsionet e njoftimit kerko ne njoftim(e)
kerko ne njoftim(e):

kerkim i avancuar

Shko tek


Powered by: vB V. 3.6.4 (German technology)
Copyright ©2000 - 2014, J. E. Ltd.
Mbėshtetur nga: Shoqata "Miqėsia"