• Prishtine, reklamim ne web page PA PAGESE

Direktoriumi i Bizneseve

Mirë se erdhët në Direktoriumin e Bizneseve në Kosovë, fuqizuar nga Departamenti i Reklamimit i AJ - AX Information Technology Center. Ky direktorium ofron mundësinë e promovimit të biznesit tuaj dhe regjistrimi është PA PAGESË.Në kuadër të kësaj ofrohet edhe formulimi i tekstit prezentues të biznesit tuaj, juve iu duhet vetëm të dërgoni fotot e biznesit tuaj. Mos harroni të kontaktoni Departamentin e Reklamimit përmes faqes së kontaktit ku duhet të specifikoni emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, koha e përshtatshme për thirrje, adresën e biznesit dhe llojin e veprimtarisë. Kjo për arsye sepse stafit tonë mund t'i nevoitet për t'iu kontaktuar për më shumë sqarime.

Çka tjetër ofron Departamenti i Reklamimit për të ndihmuar të shes mallërat ose shërbimet e mia?

Metodat më të avancuara të reklamimit. Mos harroni që vetëm prezentimi i biznesit tuaj në ueb faqen e AJ - AX ITC ështe pa pagesë, shërbimet e poshtëshënuara janë me pagesë:

- reklamimi përmes emailit. - Ky shërbim ka një spektër të gjerë opcionesh. Ju mund të përzgjedhni se në cilin shtet dëshironi të reklamoni biznesin tuaj, ose mund të përzgjedhni gjithë globin. Pas dërgimit të reklamës nëpër emailat e pranuesve, stafi ynë përgatit raportet e reklamave të cilat janë shikuar nga pranuesit. Raportet mund të përpilohen çdo ditë pasiqë çdo ditë një pranues i ri mund të hapë reklamën e dërguar nga ne. Më pastaj, përpilohen edhe raportet e efektshmërise së reklamës suaj ku shfaqen klikimet e faqes suaj të krijuar pa pagesë në AJ - AX ITC.
Për çdo reklamë të hapur ju duhet të paguani vetëm 1 cent. Juve iu duhet që të shkarkoni kontratën e reklamimit me email, pastaj të nënshkruani marrëveshjen ndër-bankare ku paratë automatikisht transferohen nga xhirollogaria juaj në xhirollogarinë tonë. Bartja e shpenzimeve të transferit të parave mbulohet nga klienti.

- reklamimi përmes SMS në telefonat celularë. - Ashtu sikurse edhe opcioni i parë ky është shërbim mbarë botëror dukë përfshirë edhe rrjetet lokale të telefonive celulare IPKO dhe Vala 900. Stafi ynë do të përpilojë reklama të shkurta tërheqëse dhe pastaj do t'i shpërndajë ato nëpër telefonitë celulare kosovare dhe botërore. Edhe ky shërbim kushton vetëm 1 cent për SMS. Ju duhet të paguani për çdo SMS të dërguar pasiqë të gjithë pranuesit do të hapin mesazhin e dërguar. Shkarkoni kontratën për reklamim me SMS dhe vendosni nëse dëshironi të bleni këtë shërbim duke nënshkruar gjitashtu marrëveshjen ndër-bankare për transfer automatik të parave nga xhirollogaria juaj bankare në xhirollogarinë e AJ - AX ITC ku ju i mbuloni shpenzimet e transferit të parave.

- reklamimi derë më derë. - Format e kontaktit direkt të prezentuesit të produkteve me klientin e mundshëm janë shumë efektive. Është i mundshëm sqarimi më i detajuar i produktit ku mundësia e bindjes është shumë më e madhe. Për këtë shërbim ju duhet të pranoni shkëmbimin e komisionit ku ju ndani me ne 30 % të çmimit të çdo produkti të shitur nga ne. Edhe ky shërbim ngërthen në vete transferin automatik të parave të rregulluara nga banka.

- 24/7. - Shërbimi 24 orë në ditë, 7 ditë në javë (24/7) bën të mundur që ju të jeni në dispozicion të klientëve tuaj vazhdimisht edhe kur jeni duke fjetur. Të gjitha bizneset e regjistruara pa pagesë në listën tonë do të prezentohen nga Qendra e Thirrjeve para klientëve të cilët janë të interesuar të gjejnë produktet që iu nevoiten. Reklamimi përmes shërbimit 24/7 realizohet nëpërmjet thirrjeve telefonike ku në këtë rast klientët thërrasin Qendrën e Thirrjeve të AJ - AX ITC për të gjetur atë që iu nevoitet. Klientët mund të thërrasin në numrat e rrjeteve celulare Vala 900 dhe IPKO po ashtu edhe në rrjetet fikse PTK dhe IPKO. Por, për tu rekomanduar produktet tuaja nga agjentët tanë ju duhet të jeni të regjistruar në direktoriumin tonë pa pagesë, prandaj nxitoni.

Sistemet e Menagjimit te Biznesit dhe Financave
Versioni Bazik
Versioni i Mesem
Versioni i Avancuar
Bizneset
Mundesi Punesimi
Kontakt
Bizneset ne Prishtine
Bizneset ne Prizren
Bizneset ne Malisheve
 
Back
Top